Ja çka tregon forma e fytyrës për personalitetin tuaj

  • A.P /
  • 06 gusht 2020 - 16:08
Ja çka tregon forma e fytyrës për personalitetin tuaj

Forma e fytyrës flet shumë për personalitetin tuaj. Kështu të paktën mendon Jean Haner, eksperte në leximin e fytyrës dhe autore e librit 'Urtësia e fytyrës', e cila ka folur për gjërat që mund të kuptohen nga forma e fytyrës.

FYTYRA ME FORMË TË RRUMBULLAKËT

Kjo formë e fytyrës tregon se personi në fjalë është dorëlirë dhe mendon shumë për të tjerët. E meta e njerëzve me formë të tillë të fytyrës është që shpeshherë i vënë të tjerët para vetes. Një mentalitet i tillë mund t'i afrojë njerëzit që mëtojnë ta shfrytëzojnë rastin, andaj femrat me formë të tillë të fytyrës mund ta pësojnë nga mirësia.

FYTYRA NË FORMË DIAMANTI

Femrat e tilla kanë dëshirë që ta kenë kontrollin në duart e veta dhe janë të përqendruara shumë në detaje. Si rrjedhojë, personat që kanë fytyrë në formë diamanti shpeshherë bëjnë punë kualitative dhe janë të mprehtë në fjalë e mendime.

FYTYRA NË FORMË KATRORI

Femrat që kanë formë të tillë të fytyrës janë të pasionuara pas projekteve të rëndësishme dhe angazhohen me shumë zell në projekte të tilla, edhe atëherë kur nuk janë vetë udhëheqëse të tyre.

FYTYRA NË FORMË TREKËNDËSHI

Kjo formë fytyre është më e ngushtë në ballë dhe më e gjerë në linjën e nofullave. Kjo i bie që femrat e tilla zakonisht duan të jenë udhëheqëse. Si rrjedhojë, femrat e tilla kanë tendencë që të jenë më të suksesshme në jetë. 

(Kosova Sot Online)