Ilaçet më të mira natyrore kundër rrudhave

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 15:56
Ilaçet më të mira natyrore kundër rrudhave

MASAZHI I FYTYRËS

Qarkullimi adekuat i gjakut mund ta përmirësojë pamjen e lëkurës tuaj dhe nuk keni nevojë që, për këtë, të shkoni në akupunkturë. Mjafton një presion i vogël të cilin mund ta ushtroni me gishtat tuaj. Përdorni dy gishta, treguesin dhe të mesmin dhe bëni masazh midis vetullave, në tëmtha dhe në nofull, në mënyrë që ta rritni qarkullimin e gjakut në luftë kundër rrudhave.  


VAJI I KOKOSIT

Njëri nga preparatet më të mira natyrore për luftimin e rrudhave është edhe vaji i kokosit. Mund të vendosni që ta pini këtë vaj, ta rrisni gradualisht sasinë, apo mund ta përdorni direkt në lëkurë, që të ndihmojë në përtëritjen e indit dhe në kthimin e elasticitetit të lëkurës. Kemi të bëjmë me një antioksidues natyror, i cili mund të ndihmojë në fshirjen e rrudhave me rrugë natyrore, bile edhe të akneve.

PASTRIMI ME MJALTË

Përdoreni mjaltin në vend të preparatit të rëndomtë për pastrimin e fytyrës. Nxeheni mjaltin nëse ai është tejet i dendur dhe shtoni ujë, që ta shndërroni në një largues të vërtetë të rrudhave dhe puçrrave.

LËNGU NGA RREPA DHE KAROTAT

Edhe një ilaç natyror, që është efikas në luftë kundër rrudhave, është kombinimi i lëngut të rrepës dhe karotës, meqë që të dy këto perime janë të pasura me vitamina dhe kombinime natyrore, të cilat do t'i ndihmojnë lëkurës tuaj që të duket më e re. Përzieni nga një lugë të dy këtyre lëngjeve dhe vendoseni në fytyrë që të qëndrojë 10 minuta, para se ta shpëlani me ujë të vakët dhe ta terni fytyrën me prekje (jo me fërkim).

USHQIMET PËR LARGIMIN E RRUDHAVE

Kur flitet për rrudhat, rëndësi të njëjtë ka edhe çka hani dhe çka vendosni në lëkurë. Merrni sasi të mëdha të antioksiduesve nga çokollata e zezë dhe hani sa më shumë pemë me gëzhojë, sidomos bajame, bashkë me pemët e malit, sidomos boronicat dhe mjedrat, në mënyrë që lëkura juaj të krijojë sa më shumë kolagjen, duke kthyer elasticitetin e vet. 

(Kosova Sot Online)