Maskat më të mira për thonj

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 10:25
Maskat më të mira për thonj

Këto janë recetat më të mira për forcimin, rritjen dhe zbardhjen e thonjve, si dhe për thonjtë e çarë dhe që qërohen.

MASKA NGA JODI DHE KRIPA PËR FORCIMIN E THONJVE

Një lugë kripë përziejeni me disa pika jod. Fërkojeni këtë maskë në thonj disa herë në ditë.

MASKA PËR THONJ TË ÇARË

Nëse keni probleme me thonj të dobët, një përzgjedhje e mirë do të jetë maska nga mjalti dhe limoni. Mbajeni në duar rreth gjysmë ore.

MASKA NGA SPECI I KUQ I BLUAR PËR RRITJEN E THONJVE

Për këtë maskë nevojitet që të përzihen gjysmë luge spec i bluar i kuq me 10 pika uji të valë. Shtojeni këtë përzierje në kremin e yndyrshëm për duar dhe, sipas dëshirës, për një veprim më të mirë, nxeheni, ashtu që enën me këtë përzierje e vendosni në ujin që nxehet. Më pas vendoseni maskën në duar dhe lëreni që të thithet mirë (rreth 15 minuta).

MASKA PËR THONJ QË QËROHEN

Përzieni nga një lugë mjaltë, vaj të kakaos dhe kokos. Maskën fërkojeni mirë në thonj dhe, pas 5-10 minuta shpëlani thonjtë. Këtë maskë do të duhej përdorur gjatë natës, vendoseni para se të bini në gjumë, veni dorëzat dhe lëreni maskën në thonj gjatë tërë natës.

LËNGU NGA LIMONI PËR ZBARDHJEN E THONJVE

Zhytni thonjtë në gjysmat e limonit për rreth 10 minuta - do të ngazëlleheni nga efekti. 

(Kosova Sot Online)