Lexoni edhe:
Trend i sezonit: Ky është aksesori për të cilin ia vlen të investoni
Kur Megan Kennedy dhe Thomas Cahoon shpallën fejesën, nisën menjëherë të planifikonin ditën e martesës e cila sipas tyre duhet të ishte e madhe dhe e paharrueshme.
Ata dërguan ftesat, prenotuan autobusë të kuq për të marrë të ftuarit në vendin ku do të mbahej ceremonia dhe Megan zgjodhi shoqërueset e saj për në altar që do të ishin dhjetë.
Trend i sezonit: Ky është aksesori për të cilin ia vlen të investoniLexoni edhe:
Por koronavirusi bëri që ata të shmangnin të gjitha planifikimet dhe në fund ftuan vetëm 15 persona.
Kështu që Megan hodhi poshtë planet e saj origjinale dhe në vend të tyre zgjodhi 2 gjyshe që t’i kishte si shoqëruese.
Kur i pyeti për herë të parë, Gillian Holloway, 80 vjeç dhe Mary Kennedy, 90 thanë se ideja ishte “pak budallaqe”. Ato u shprehën se ishin shumë të moshuara për të bërë rolin e shoqërueses së nuses.
Por më pas ato pranuan. Gjyshet nuk kishin veshur fustane të ngjashëm, por kishin buqeta dhe ecën së bashku në korridorin e kishës për të shoqëruar Megan.
(Kosova Sot Online)