Përshëndetuni me flokët tepër të yndyrosura

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 15:42
Përshëndetuni me flokët tepër të yndyrosura

Edhe pse në treg tani ka shumë lloje të shampove dedikuar të gjitha tipave të flokëve, një numër gjithnjë e më i madh i femrave janë duke u kthyer kah produktet natyrore për një pamje sa më të bukur të flokëve Me siguri, njëra ndër zgjidhjet më të mira që mund t'ju ndihmojë në këtë drejtim, është pluhuri për pjekje.

Përparësia e tij më e madhe është që përnjëherë ua heqë qafe zbokthin dhe papastërtitë e tjera, të cilat janë pasojë e ndikimit të substancave të ndryshme kimike, të cilat i vendosim çdo ditë në flokë. Pluhuri për pjekje preferohet sidomos për personat që kanë problem me yndyrën e tepërt të flokëve, meqë ky pluhur e thithë atë. Krejt çka duhet të bëni që ta përgatitni preparatin tuaj natyror, është që të përzieni gjysmë filxhani pluhur për pjekje me tri gota ujë.

Përzierja në fjalë do të mjaftojë për disa larje, e atë mund ta mbani edhe në ndonjë kuti të vogël. Para përdorimit, këtë përzierje duhet ta tundni mirë e mirë dhe, më pas, ta vendosni në lëkurë të kokës duke bërë masazh me gishta. Pasi që ta keni bërë këtë, atëherë shpëlajeni pluhurin për pjekje me pak uthull të mollës. Larja e flokëve çdo të dytën ditë, ndikon që flokët dhe lëkura e kokës tuaj të jenë të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)