Mihrija dhe Bajrami publikojnë këngën 'Nuk të lë për dikë tjetër'

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 17:00
Mihrija dhe Bajrami publikojnë këngën 'Nuk të lë për dikë tjetër'

Muajin mars, këngëtarja e popullarizuar Mihrije Braha e ka filluar me një këngë të re, në duet me këngëtarin Bajram Dobra, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Nuk të lë për dikë tjetër", mban titullin kënga më e re e dyshes, e cila ka marrë kritika pozitive që nga momenti i lansimit.

Një ndër emrat më të respektuar të estradës shqiptare, që ka lënë gjurmë në muzikën shqipe, padyshim është zonja e skenës Mihrije Braha, këngëtare shumë e njohur, e cila përmes këngëve të paharruara tash e sa dekada vazhdon të jetë prezente në skenë me profesionalizmin, origjinalitetin dhe thjeshtësinë që e karakterizon atë si artiste dhe si njeri mbi të gjitha.

Premierë: Mihrija dhe Bajrami: "Nuk të lë për dikë tjetër"

(Kosova Sot Online)