Si të trajtosh rënien e flokëve

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 08:11
Si të trajtosh rënien e flokëve

Nga majat dyshe e deri tek rënia e flokut, të gjitha përballemi me lloje të ndryshme problematikash në përditshmëri. Shumica e tyre shkaktohetn nga trajtimi i keq që i bëjmë flokut, boja, dekoloranti, apo nxehtësia.

Ne do ju tregojmë me tej disa nga problematikat më të shpeshta që hasim me flokët dhe mënyrën si mund të ktheni atë në gjendje të mirë.

Majat dyshe

Nuk ka nevojë për mikroskop që të shohim majat dyshe, mjafton të marrësh një tuf flokësh dhe të shohësh se ka disa ndarje në fund të flokut. Për t’i trajtuar e zhdukur duhet të prisni flokët çdo dy muaj, vetëm majat dhe  t’i krihni e lani me delikatesë flokët.

Dëmi nga ngjyrat

Floku i lyer ka nevojë për shumë kujdes, trajtime të shpeshta që të ruajë shkëlqimin dhe të ketë të njëjtin hidratim. Zgjidhni shampon e duhur, sepse është çelësi i suksesit, ama për këtë duhet të konsultoheni me parukierin tuaj.

Dëmi nga kimikatet

Mbrojtja më e mirë në këtë rast do të ishte parandalimi. Me pak fjalë, gjeni një profesionist që e bën punën shumë mirë dhe mos e lini flokun në duart e çdokujt. Në këto raste, duhet të hidratoni flokët çdo ditë me produkte që kanë në bazë ujin dhe spray-e të ndryshme.

Dëmi nga nxehtësia

Nëse jeni përdorues të rregullt të pjasterit apo furçave me nxehtësi, me siguri problemin më të shpeshtë e keni me djegien e flokut. Edhe tharsja e flokëve, si çdo mjet tjetër me nxehtësi lë pasoja të mëdha kur vjen puna tek përdorimi i gabuar, ndaj duhet të tregoni kujdes me këto mjete dhe të përdorni hidratim për flokun njësoj si për lëkurën. Gjithashtu ka produkte specifike që ju ndihmojnë të ruheni nga nxehtësia e tepërt.

Rënia e flokut

Nëse rënia e flokut nuk është sezonale atëherë duhet patjetër të kontaktoni një dermatolog që mund të rekomandojë suplemente dhe terapi të ndryshme. Nëse e ndjeni hollimin e flokëve kur i kapni bisht kali, duhet të keni parasysh se ka shumë faktorë që e shkaktojnë duke nisur nga stresi e deri te sëmundjet autoimune dhe alergjitë.

(Kosova Sot Online)