Ja cilat shenja të Horoskopit kanë më shumë gjasa të vaksinohen, e cilat refuzojnë vaksinën

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 15:14
Ja cilat shenja të Horoskopit kanë më shumë gjasa të vaksinohen, e cilat refuzojnë vaksinën

Nëse besoni te shenjat e Horoskopit dhe sa ndikojnë ato në vendimet tona, atëherë hulumtimi i mëposhtëm do të jetë mjaft interesant.

Departamenti i Shëndetësisë në Utaj, pretendon se ka një ndryshim në normat e vaksinimit që mund të bazohet në shenjën tonë të Zodiakut.

Studiuesit arritën në përfundimin kur analizuan të dhënat e 1.2 milionë banorëve dhe panë se cilët përfaqësues të shenjës së zodiakut janë vaksinuar më shumë. Shenjat më të vaksinuara janë Luani me 70%, i ndjekur nga Ujori me 67% dhe Dashi me 59%. Në vendet e fundit janë Virgjëresha dhe Akrepi, me përkatësisht 50% dhe 46%.

Luani – 70%
Ujori – 67%
Dashi – 59%
Shigjetari – 59%
Gaforrja- 59%
Demi – 56%
Binjakët – 55%
Peshorja – 54%
Peshqit – 51%
Bricjapi – 51%
Virgjëresha – 50%
Akrepi – 46%

(Kosova Sot Online)