Një iluzion që nuk do t’u besoni syve: Linjat janë të lakuara apo të drejta?

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 08:59
Një iluzion që nuk do t’u besoni syve: Linjat janë të lakuara apo të drejta?

Iluzionet optike që përbëhen vetëm nga tri ngjyra – në këtë rast e zeza, e bardha dhe grija, mjaftojnë për të mashtruar syrin tuaj

Trurit i duhen disa minuta për të kuptuar se cili është truku dhe nga cili kënd duhet ta shikoni ilustrimin,

Ky është pikërisht iluzioni para jush. Domethënë, kur shikoni këtë ilustrim, me siguri do të shihni linja të lakuara. Por çfarë nëse ju themi se të gjitha linjat janë të drejta?!

Po, mirë e lexuat!

Kur shikoni drejt në foto, linjat duken të lakuara në një kënd të caktuar. Megjithatë, linjat janë krejtësisht të drejta dhe nuk ka pjerrësi.

Nëse nuk e besoni, ka dy mënyra për t’i kontrolluar ato.

E para është të printoni një ilustrim dhe të kaloni çdo rresht me një laps, ndërsa e dyta është të vendosni një vizore në monitor.

Ky iluzion optik u bë viral në një kohë të shkurtër dhe kënaqi përdoruesit e internetit. 

(Kosova Sot Online)