Këto janë produktet e kozmetikës që duhet t’i hidhni menjëherë

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 09:05
Këto janë produktet e kozmetikës që duhet t’i hidhni menjëherë

Jemi të bindur se me pastrimin me themel të garderobës dhe shtëpisë keni mbaruar, ndaj po kalojmë tek çanta e makeuo-it duke e ditur mjaft mirë se dhe kjo e fundit ka nevojë për një pastrim! Sa e sa produkte i keni prej vitesh , sat ë tjera ju kanë skaduar dhe vazhdoni t’i mbani ose më keq t’i ruani !

Nëse nuk e keni ditur, të gjitha produktet kozmetike skadojnë dhe nëse përdorimi i disa prej tyre pas kësaj date nuk përbën rrezik për shëndetin ,disa të tjera mund të shkaktojnë probleme të lëkurës e jo vetëm !

Jo të gjithë ne, jemi njohës shumë të mirë të produkteve kozmetike, por të paktën disa shenja konvencionale duhet të dini t’i lexoni ! Shenja e kutisë së hapur tregon se sa reziston ai produkt pas hapjes së parë (pra me pak fjalë është data e skadencës në varësi të kohës së hapjes).

Produktet që nuk janë ruajtur në mënyrën e duhur mund të shkaktojnë acarim të lëkurës, skuqje e probleme të tjera. Është e rëndësishme që produktet të ruhen siç thuhet në paketim në mënyrë që formula të jetë efektive.

Hidhni produktet që nuk i përdorni prej kohësh për t’u bërë vend produkteve të reja
Ndonëse rimeli mund të hollohet me një pikë vaj bajamesh, rekomandohet të hidhet pas 3 muajsh !

(Kosova Sot Online)