Dy modelet e flokëve më ‘In’ të momentit

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 13:52
Dy modelet e flokëve më ‘In’ të momentit

Ne duam që t’ju njohim me dy modelet më të bukura dhe më trend të momentit.

Modeli i parë është një hibrid midis modelit “bob” dhe “pixie”, ndërsa modeli i dyti është midis mullet – pixi. Këto dy modele janë shumë të veçantë për arsye se janë më të kërkuarat e momentit.

Arsyeja e vetme është se ato janë modelet më të kërkuar dhe më të parë në faqet e revistave të modës dhe në paseralat e sfilatave.

Bëhet fjalë për modelet “bixie” dhe “mixie”. Po të kthehemi pas në kohë do të kuptojmë menjëherë se është një model që vjen që nga vitet ’90. Ai është modeli i famshëm i këngëtarëve dhe aktoreve më në modë të asaj kohe si Natalia Imbruglia, Cameron Diaz, Gwyneth Paltrow, Winona Ryder, Meg Ryan.

Një model i cili krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje. Por këto modelet janë të këshillueshme kryesisht për flokë të hollë dhe delikatë. Ndërsa modeli “mixie” është padyshim një nga modelet më të parë në rrjetet sociale gjatë kësaj kohe.

Shumë popullor, veçanërisht në rrjetet sociale “Instagram” dhe “TikTok”, ai është një kombimin i prerjes ‘mullet’, por për flokë më të shkurtër sesa në prerjen klasike të ‘mullet’-it. Të kujton padyshim vitet ’80.

(Kosova Sot Online)