horoskopi
Demi

Prill 21 - Maj 21

Horoskopi JAVOR, 22-28 KORRIK 2024

Kjo është një javë e zgjidhjes së çështjeve të ngatërruara dhe situatave familjare. Mbi të gjitha, ato do të shoqërohen me ndonjë sekret. Në disa raste, këto situata komplekse do të lidhen me shkeljen e kurorës martesore, mungesën e intimitetit ose komunikimit midis partnerëve. Gjë e mirë është se çfarëdo qoftë kjo gjë, do të keni një zgjidhje. Do të ketë dritë drejt të cilës do të duhet ta gjesh rrugën me intuitë. Gjatë javës, çështjet e parave do të shkaktojnë tensione dhe mosmarrëveshje në shtëpinë tuaj, pasi të gjithë do të kenë nevojat e tyre financiare. Mundohuni të flisni me qetësi dhe të gjeni një mundësi kompromisi për të kënaqur nevojat e çdo anëtari të familjes. Më e komplikuar mund të jetë jeta e dashurisë së atyre prej jush që nuk janë të martuar. Ndarja midis dy partnerëve do të jetë një barrë e madhe emocionale për ju. Beqarët le të shijojnë beqarinë. Mos u brengosni për shkak të lajmeve të këqija në lidhje me njerëzit e tjerë, sepse ato do të lidhen me ngjarje dinamike dhe kthesa të papritura.