Vdes artisti i frymës “arte povera”, Jannis Kounellis

  • 18 February 2017 - 19:32
Vdes artisti i frymës “arte povera”, Jannis Kounellis

Ky skulptor ishte i njohur për përdorimin e materialeve me kosto të ulët, sikur qymyri, qeset dhe gurët. Artisti grek-italian, Jannis Kounellis, njëri ndër figurat kryesore të lëvizjes artistike “arte povera”, vdiq në spitalin e Romës “Villa Mafalda”, në moshën 80-vjeçare,transmeton gazeta Kosova Sot.

I lindur në Pire, Greqi, në vitin 1936, artisti shkoi në Romë në moshën 20-vjeçare për të studiuar në Akademinë e Arteve dhe e konsideronte “Qytetin e përhershëm”, si atdhe të adoptuar, ku vazhdoi që të jetonte dhe të punonte. Ekspozitën e parë solo e mbajti në vitin 1960 në galerinë “La Tartaruga”, por me gjasë njëra ndër ekspozitat e tij më të suksesshme ishte ajo e vitit 1969, kur bëri një prezantim me 12 kuaj të gjallë, në galerinë romane “Attic”. Ky artist mori pjesë në bienalen e Venedikut për herë të parë në vitin 1972. 

(Kosova Sot)