Ndërron jetë aktorja e njohur kosovare Shirine Morina

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 12:54
Ndërron jetë aktorja e njohur kosovare Shirine Morina

Sot ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Shirine Morina, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)