Gjërat që Scarlett Johansson NUK DËSHIRON T'I DIMË

  • 24 November 2017 - 18:27
Gjërat që Scarlett Johansson NUK DËSHIRON T'I DIMË

KA FRIKË NGA ZOGJTË 

Aktores shpeshherë i ishte dashur të puthet me femra në xhirimet e një filmit të caktuar

Scarlett Johansson ka lindur në një familje talentesh në vitin 1984, përkrah vëllait të saj binjak Hunter Johansson, i cili është 3 minuta më i ri se ajo. Pos se është e bukur dhe dimë shumë gjëra për këtë yll, janë edhe disa gjëra për të cilat ajo nuk do të kishte dashur kurrë të dimë.

Ishte refuzuar nga shumë agjentë

Scarlett Johansson që në fillim të jetës së saj kishte treguar se kishte talent, prandaj nëna e saj kishte dashur t'ia gjente ndonjë agjent. Përkundër talentit të saj, ishin disa agjentë që e kishin refuzuar. "Unë gjithmonë isha e tmerrshme në reklama, sepse zëri im ishte i thellë. Në moshën nëntë vjeçe tingëlloja si një person që kisha konsumuar uiski", thotë aktorja. 

Dukjet e saj të mira e kanë parandaluar t'i marrë disa role të caktuara

Përderisa nuk e ka në qejf ta pranojë, Scarlett Johansson shpesh është refuzuar në bazë të dukjeve të saj. Ajo kishte dashur të kishte rolin kryesor te "The Girl With The Dragon Tattoo". Përkundër saj, regjisori i filmit kishte thënë, "Shikoni , Scarlett Johansson ishte e hatashme, por mos prisni që ajo t'i zhveshë rrobat".

Ka frikë nga zogjtë

Secili prej nesh ka frikën e caktuar nga diçka e caktuar, por ajo nga se ka frikë Scarlett Johansson mundet t'ju befasojë. Bukuroshja gjatë një interviste e ka pranuar se ka frikë nga zogjtë, gjatë intervistës për "New York Magazine". "Unë kam frikë vetëm nga zogjtë. Kjo më tmerron. Edhe axha im ka frikë nga zogjtë, me gjasë të gjithë e kemi këtë në familje", thotë aktorja. 

Ishte puthur nga femrat

Në rastin e Scarlett Johansson, aktores shpeshherë i ishte dashur të puthet me femra në xhirimet e një filmit të caktuar. Johansson ishte dashur të puthej me aktoren Penelope Cruz në xhirimet për filmin "Vicky Christina Barcelona", por kjo ishte larg nga puthja e saj me një zonjë. Kur Johansson e kishte mirëpritur aktoren Sandra Bullock në skenë te "MTV Movie Awards" më 2010, aktoret kishin filluar të afrohen me njëra- tjetrën. Para se të tjerët ta kuptonin, ato kishin nisur të putheshin në skenë. 

Ajo është shkurorëzuar dy herë

Në moshën 33 vjeçe, Scarlett Johansson është një nga aktoret më të paguara të gjeneratës së saj, por kjo nuk do të thotë se jeta e saj është krejt me ngjyra ylberi. Për të parën herë aktorja Johansson ishte martuar më aktorin Ryan Reynolds në vitin 2008, porse çifti ishte shkurorëzuar tre vjet më pas. Një vit pas shkurorëzimit të tyre, ishin shfaqur shkëndijat e para midis Johansson-it dhe gazetarit francez Romain Dauriac, që më pas rezultoi me martesë në vitin 2014. Çifti ishte martuar për tre vjet derisa gjithçkaje i dhanë fund në shkurt të vitit 2017. 

Nëna e saj ishte menaxhere, derisa e pushoi nga puna

Shumë aktorë të rinj prindërit e tyre i shndërrojnë në këshillues apo menaxherë, e aktorja Scarlett Johansson ishte një prej tyre. Nëna e Johansson, Melanie Sloan, ishte menaxherja e aktores për së paku dy dekada, derisa në momentin kur e kishte pushuar ajo nga puna. Në vitin 2009, Johansson kishte marrë vendimin e vështirë për ta pushuar nga puna të ëmën e saj. Më pas kishte nënshkruar me agjentin nga Hollivudi Rick Yorn, që njihet se përfaqëson aktoret si Cameron Diaz dhe Leonardo DiCaprio.

Pëlqen meshkujt e "moshuar"

Scarlett Johansson kishte disa lidhje, derisa për momentin është beqare. Gjithsecili ka rregullat e veta kur bëhet fjalë për takimet. Kur flasim për Johansson, lirisht mund të themi se i pëlqejnë meshkujt më të moshuar. Pasi kishte bërë filmin "Lost in Translation", Johansson kishte thënë se kurrë nuk do të dilte me dikë më të ri se 30 vjeç. Ajo ishte 19 vjeçe kur kishte marrë një vendim si ky. Duke i qëndruar besnik këtij vendimi, ajo ishte lidhur me Benicio Del Toro, që ishte 17 vite më i moshuar se ajo.

Ajo pëlqen duhanin

Scarlett Johansson shpeshherë është parë duke tymosur cigare në film, por a e keni ditur se të njëjtën shprehi e ka edhe në jetën reale? Shumica e njerëzve befasohen kur e kuptojnë se ajo e konsumon duhanin që nga mosha 15 vjeçe. Kështu, ajo kishte edhe disa telashe me takimet, pasi që disa nga meshkujt nuk e konsumonin duhanin. Derisa ajo kishte hequr dorë nga duhani sa ishte shtatzënë, ajo prapë ia kishte filluar pasi e kishte lindur vajzën.

(Kosova Sot)