"Diamanti" këtë muaj premierë në Cineplexx

  • 03 October 2018 - 15:21

Filmi "Diamanti" është një vazhdim i rrugëtimit të karaktereve nga filmi "Zonjusha" (nëse nuk e keni parë filmin, mund ta shikoni në gjirafavideo.com). Megjithatë nëse nuk ju premton koha, pa merak, sepse filmi "Zonjusha" nuk është parakusht i domosdoshëm, pasi që filmi "Diamanti" qëndron edhe si film në vete. Pas kritikave të mira dhe suksesit të filmit "Zonjusha", ekipi artistik dhe teknik i filmit, përjetuan një shpërthim entuziazmi, vullneti, dhe vizioni. Por, mbi të gjitha, kishin një ndjenjë përgjegjësie ndaj publikut, që me një investim madhor, të krijojnë filmin e radhës "Diamanti".

 

(Kosova Sot)