Shaqiri: Rexhep Qosja ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve

  • A.P /
  • 23 April 2026 - 14:08
Shaqiri: Rexhep Qosja ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve

Ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e cila njoftoi se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

Rreth kësaj ka reaguar, këngëtari Ilir Shaqiri. Ky i fundit e ka vlerësuar Qosjën si ‘’institucion i mendimit shqiptar’’.

Postimi:

U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashërit, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve!

Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë!

Lamtumirë, PROFESOR!

(Kosova Sot Online)