Mjekët përshkruajnë si terapi shërimi vizitat në muze dhe galeri arti

  • 19 November 2018 - 14:09
Mjekët përshkruajnë si terapi shërimi vizitat në muze dhe galeri arti

Imagjinojeni nëse pas një gripi, depresioni, ankthi apo stresi të madh shkoni tek doktori dhe ai apo ajo përshkruan për juve, një vizitë në një muze arti apo galeri arti? Kjo po ndodhë në Kanada, sipas Quartz. Një bashkëpunim në mes të një Muzeu dhe një Asociacioni të Doktorëve ka bërë që mjekët të përshkruajnë vizita në muze dhe ecje në natyrë për pacientët që kanë problem të ndryshme, sikur tensioni i lartë apo ankthi. Në Skotlandë prej shumë kohësh përshkruhet ecja në natyrë, si një metodë shërimi. Shumë njerëz mund të jenë skeptikë, por profesionistët e mjekësisë janë të sigurt që ecja në natyrë dhe vizita në muze i jep energji të mirë trupit dhe mendjes tonë. Të shohësh art është vërtetuar që edhe e zvogëlon vetminë për 15 për qind, nga fakti se takojmë njerëz, flasim me njerëz, dhe ushqehemi me art.

 

(Kosova Sot)