Emin Kabashi, laureat i çmimit "Esad Mekuli"

  • 19 December 2018 - 14:58
Emin Kabashi, laureat i çmimit

 Studiuesi i letërsisë dhe shkrimtari Emin Kabashi është laureati i sivjetshëm i çmimit letrar "Esad Mekuli" për krijimtari të përgjithshme. Çmimin që e ndan Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Kabashi e ka pranuar të hënën në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në kuadër të takimit letrar të këtij viti që e ka organizuar LShK-ja. Në Akademinë letrare të këtij manifestimi tradicional u paraqitën rreth dyzet krijues nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare. Juria letrare e LSHK-së vlerësoi katër punimet më të mira që u paraqitën në këtë takim, autorët: Shaban Pllana ("Bardi I"), Sulejman Dërmaku ("Bardi II"), Trandofile Molla ("Bardi III") dhe Mirvete Kabashi - Leku ("Bardi III"). 

(Kosova Sot)