Superheroi i fortë që thjesht thotë një formulë magjike

  • 27 March 2019 - 09:17
Superheroi i fortë që thjesht thotë një formulë magjike

Promovimet dhe trajlerët e këtij filmi premtojnë një aventurë të lehtë e argëtuese 

Kemi të bëjmë me një lloj të rrëfimit të superheroit të cilin çdo fëmijë ka ëndërruar ta përjetojë vetë

Djaloshi 14-vjeçar, Billy Batson, përpiqet që të përshtatet me shtëpinë e re të prindërve birësues dhe gjen veten viktimë të keqtrajtimit në shkollë. Por, jeta e tij shumë shpejt ndryshon pasi që ai përzgjidhet nga magjistari mistik Shazam që të jetë kampioni i tij, duke ia dhënë aftësinë që të transformohet në një superhero të fortë, thjeshtë duke e thënë një formulë magjike.

Promovimet dhe trajlerët e këtij filmi premtojnë një aventurë të lehtë, argëtuese, të mbushur me të qeshura, për dallim nga universi në përgjithësi i zymtë i Universit "DC". Më shumë se një argëtim i thjeshtë Që nga 'teaseri' i parë i filmit "Shazam!", që u publikua gjatë eventit "San Diego Comic-Con 2018", e dinim se filmi do të jetë i ndryshëm.

krahasuar me filmat e tjerë DC. "Gjysmëvëllai" i Billy-t, Freddy Freeman (Jack Dylan Grazer) që thotë një shaka çdo 30 sekonda, Billy i ri që gajaset kur merr vesh se emri i magjistarit është Shazam, dhe Billy i rritur i cili sillet çuditshëm duke testuar aftësitë e tij të reja, që përpiqet t'iu vardiset disa femrave, pasi që zë një çift hajnash në një dyqan. Më shumë se kaq, kritikët mendojnë se filmi "Shazam!" nuk është vetëm triumf për "DC", por është edhe njëri ndër filmat më të mirë me superheronj që është bërë ndonjëherë. Zachary Levi, i lindur për rolin e Shazamit Disa aktorë shkëlqejnë aq shumë në disa role, saqë duket sikur kanë lindur për ato role. Një shembull i tillë është aktori Ryan Reynolds dhe roli i tij në filmin "Deadpool". Tani, në këtë listë mund ta shtojmë edhe aktorin Zachary Levi dhe Shazamin, pasi që kritikët kanë rënë dakord se Levi ka lindur që ta luajë rolin "The Big Red Cheese". "Levi është mrekullia vet në rolin qendror, duke përshtatur adoleshentin tuhaf me trupin tërë muskuj të superheroit", shkruan kritiku i "Hollywood Reporter", Frank Scheck. Kritiku i "Variety", Owen Gleiberman lavdëron performancën e Levi't, duke shkruar: "Zachary Levi sjell diçka aq fitimtare, sa që ajo është e parezistueshme... e përdorë atë kualitet të pafajshëm për ta nxjerrë superheroin nga aspekti material i tij dhe për ta lejuar Shazamin që të zbulojë identitetin e tij në një mënyrë tepër origjinale". Kritiku i "Guardian"-it, Benjamin Lee thotë se Levi i është qasur Shazam me një sharm të veçantë". Derisa Jim Vejvoda nga "IGN" shton, "Zachary Levi ka lindur që ta luajë këtë fëmijë-burrë me superfuqi". Fëmijët janë të mrekullueshëm Zachary Levi nuk është ylli i vetëm i filmit "Shazam!" që ka rënë në sytë e kritikëve. Sidomos në sy bien fëmijët (në rend të parë aktori i rolit Freddy Freeman - Jack Dylan Grazer, pastaj Billy i ri - Asher Angel, si dhe Faithe Herman, e cila luan rolin e 'gjysmëmotrës' së djemve, Darla), gjë që shihet vetvetiu, pa pasur nevojë që të theksohet. Ata na mahnitin me performancat e nuancuara. Sa iu përket aktorëve adoleshentë të filmit "Shazam!", kritikja e "The Associated Press", Lindsay Bahr shkruan: "Aktorët e rinj në këtë film janë mahnitës dhe menjëherë të bëjnë për veti, sidomos Grazer si Freddy dhe Herman si Darla. Super-zuzari, jo aq super Nuk ka dyshim se një hero i mirë ka nevojë për një batakçi (zuzar) të mirë, respektivisht të keq, aq të keq, sa superheronjtë janë të mirë - sikur Batman që ka nevojë për Jokerin, apo që "Fantastic Four" që kanë nevojë për Doctor Doom. Kur flitet për filmat me superheronj, zuzarët ose e ndreqin, ose e prishin filmin. Në rastin e filmit "Shazam!", respektivisht të Dr. Thaddeus Sivana, shpikësit dhe industrialistit që kishte një fëmijëri të vështirë dhe që mbante inat ndaj Shazamit për arsyet të cilat bëhen të ditura në film, ai as nuk e ndreqë, e as nuk e prishë filmin. "Sivana është një kërcënim me stil, por megjithatë i harrueshëm", thotë Alex Abad-Santos nga Vox. Lindsey Bahr nga "Associated Press" pajtohet: "Dr. Sivana nuk është personazh i zhvilluar deri në fund edhe pse Strong bën më të mirën e vet për këtë rol.  

(Kosova Sot)