Kush e forcoi katrahurën (kralevinë-republikë) Jugosllavi?

  • 06 April 2019 - 08:44
Kush e forcoi katrahurën (kralevinë-republikë) Jugosllavi?

Jugosllavia tani ka mbetur vetëm si një përrallë historike për fashizmin serbian

Çështja e Kosovës, e cila vlonte si në zgjua, u interesonte për lodhje dhe rraskapitje, për shfaqje sa më destruktive të atyre forcave që ishin për ruajtje të Jugosllavisë*, kralevinës dhe totalitares komuniste, të dy godina me armaturë bizare që rrezatonin helm nëpër tërë botën e civilizuar

Hapësira unike jugosllave në krahina (1922), pastaj në banovina (1929) dhe në republika 1943-1992; Limanet e Detit Adriatik dhe Hekurudha Beograd Tivar, ishin faktorët gardianë të Jugosllavisë në çdo etapë. Gjatë viteve shtatëdhjetë të shekullit XX-të, për shkatërrimin e Jugosllavisë zakonisht shkruante shtypi perëndimor. Kjo zejtari do të avancohet në temë aktuale gjatë viteve 1985/6. E vërteta gjatë kësaj kohe SHBA-të si superfuqi botërore nuk e kishin fare në agjendë shkatërrimin e “parajsës së vetëshpallur” në botën e painkuadruar.

Deri në vitin 1992, sipas dokumenteve sekrete që dispononim në arkiv (të cilat serbianët i larguan nga Kosova në vitin 1998) për shpëtimin e Jugosllavisë angazhoheshin maksimalisht Anglia dhe Japonia. Sidomos kjo e fundit do ta marrë për detyrë (ofertë), që Kosovën si territori më i prapambetur në Jugosllavi ta shndërrojë në “Kaliforni”. Dhe, si dinë e duan japonezët, qendra menaxhuese për Kosovën ishte vendosur (1983 pas vdekjes së Rankoviqit) të jetë në Kushumli!

Pse dështoi ky projekt duhet të shkruhet studim voluminoz monografik, por jo pa ndihmën e dokumenteve japoneze. Po e them këtë, sepse atëbotë ishin paralajmëruar dy studime gjeostrategjike:Haningtoni, Konflikti i civilizimeve dhe Fukujama, Konflikti i kulturave (posedohen si studime). Po, pikërisht atë ditë që vdiq A. Rankoviqi (gusht 1983), qarqet mafioze serbiane e promovuan tinëzisht S. Milosheviqin për “vozhd”. 

Gjermania e Austria për rrënimin e Jugosllavisë

Lidhur me këtë skenar, pjesën dërmuese të dokumenteve ia pata dorëzuar Ibrahim Rugovës në 1992, por për t’i kuptuar ato duhej të dilej pa përtesë në mal, ta merrte komandën dhe pushkën, e t`i ndihmohet rrënimit definitiv të Jugosllavisë. Ky propozim si dihet mungoi. Gjithnjë sipas burimeve të dorës parë, posa rrënohet Muri i Berlinit (1989), detyrën speciale për “rrënimin e Jugosllavisë" karshi Anglisë dhe Japonisë (për ruajtje) e marrin Gjermania dhe Austria. Në këtë intermedium japonezo-gjerman lajmërohet si “meteor” Franca e Badinterit, për ta ruajtur disi substancën e “gjellës pazier” gjermane në përgjithësi (shiko: Opinons of the Arbitration Commission of the Peace Conference on Yugoslavia, Paris XI 1991VII 1993 –Badinter Comission).

Në këtë dosje janë të plasuara të gjitha animet e superfuqive, ku SHBA-të janë fuqishëm për ruajtjen e Katrahurës Jugosllavi me 73 miliardë dollarë investime. Sidomos investime lajmëroi Lobi hebre! E që u refuzua nga S. Milosheviqi). Dhe, për ta monitoruar tërë anatominë e skenarit për shkatërrim, disa spiranca nga SHBA-ja lëshohet me puhi të lehtë në Maqedoni një vit para Dejtonit më 1994. Një vit më vonë, në Dejton të Ohajos, më 1995, Milloshi avancohet në “paqebërës”. Mos ta harrojmë se “paqebërësia”  u ndihmua nga “meloditë politike” të Anadollit. Ky binom ngadalë do të instalohet hap pas hapi në Kosovë, kah mbarimi i vitit 1996, të cilin binom “forcat e territ sllavo ortodoks” e konsideronin poligonin kryesor për instalim nga ofsajdi drejt shfarosjes së shqiptarëve. Në këtë matje muskujsh, Rusët do të shkojnë më larg dhe do të përpiqen të “japin gol nga korneri”, por topi bie në hapësirën e sigurt të NATO-s, më 1997.

Tash makineria vrastare e KOS ushtarak, plus KOS religjioz serbian me gjeneralët komunist të Mira Markoviqit, do t`i përgjigjen sulmit me kundërsulm, duke pohuar publikisht se Kosovën do ta defaktorizojmë në mënyrë institucionale dhe jashtë-institucionale. Një kohë drejtuesit jugosllavë e kishin në dispozicion që t`i caktojnë vijat e interesit, se kush do ta marrë pushtetin përbrenda: vija ushtarake ku dirigjonin Nikolla Lubiçiqi dhe Graçanini (nga viti 1980) me disa asistentë që ditën bunin në Moskë, e natën “drekonin” në Dedinje. Në anën tjetër, ishte ekipi “bardh e kuq” i drejtuar nga Stane Dollanci, i cili aspironte që kalanë Jugosllave ta okupojë përmes LKJ-së, duke siguruar reagensë anësore nga ish-UDB-ja dhe DB-ja. 

Rusia ishte në tretman “psikiatrik”

Në këtë ring pa refer për interesin gjerman ishte me rëndësi që palët të shpalosin ambiciet në çdo imtësi nga viti 1980. Kuptohet, ambiciet do t`i shpalosin të parët serbianët, të cilët terë energjinë e akumuluar do ta harxhojnë nëpër mitingje për ta ruajtur një ‘dardhë të kalbur”. Pala që nuk ishte e interesuar as për pushtet shtetëror e as për pushtet partiak do të krijojë energji të mjaftuar për “golin e fitores”. Kësaj pale (kroatët dhe sllovenët),çështja e Kosovës, e cila vlonte si në zgjua, i interesonte për lodhje dhe rraskapitje, për shfaqje sa më destruktive të atyre forcave që ishin për ruajtje të Jugosllavisë* kralevinës dhe totalitares komuniste, të dy godina me armaturë bizare që rrezatonin helm nëpër tërë botën e civilizuar.

Në frekuencat e këtij paralajmërimi të shkatërrimit të madh dhe ndërtimit të madhe në anën tjetër, Serbia nga shovinizmi dhe forca ushtarake që dispononte (APJ+UDB) do të vihet mjeshtërisht në KOMË, por jo pa pasoja edhe për ata që teatrizonin. Në këto rrethana, “mjekët ishin në konzilium” sa në Rjekë, sa në Beograd, sa në Trieste, e sa në Paris dhe Strasburg. Me rendësi për palën slloveno-kroate ishte që pacientit t`i amputojnë në organizëm një sëmundje kronike, të paktën para botës që arbitron, si diagnozë. Diagnoza për theqafjen serbiane do ta marrë emrin “medicinal” Kosova insufinecia, plus Republika atrofia paralisisi”.Sëmundja “kronike”, sa mund të shpjegohet tani do të metastazojë njëtrajtshëm deri më 1995, kur aktori kryesor i rikrijimit dhe rrënimit të Jugosllavisë do ta marrë epitetin e “paqebërësit”.

Ky medalon e triumfalizoi dukshëm palën serbiane se “kungulli do të notojë si në Bosnje” sa që Kosovën ta konsiderojë si një kafshatë me apetit dhe aty kah viti 1997, kur ishte kryer serbizimi administrativ dhe kulturor, tash do të pasojë militarizimi ekskluziv drejt serbizimit të plotë, duke menduar se ka të lejuar BLANKO veprimin nga SHBA-të, sepse Rusia ishte në tretman “psikiatrik”. Për ta realizuar skenarin deri në fund, Serbia e fashizuar që i humbi KATËR lufta sa të dihet se në to i kishte angazhuar: 844000 ushtarë, rezervistë dhe luftëtarë të prapavijës, prej të cilëve 16044 mercenarë, ku kishte rusë, bjellorusë, ukrainas, jahudi, grekë, francezë, austriakë, anglezë, spanjollë, 1 palestinez, 1 mongol, 3 mjekë pa kombësi. Humbjen e KATËR luftërave (Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, APJ serbiane humbi 15o21 ushtarë, rezervistë dhe mercenarë, me 84000 të plagosur nën moshën 34 vjeç, që do të mbesin barrë për shoqërinë fashiste serbiane.
E Vërteta fundi i ëndrrave serbiane për Serbinë e madhe merr fund më 17 shkurt 2008.

Kjo ndodh pas një luftës dhjetëvjeçare të UÇK-së, pas një lufte 78-ditëshe të NATO-s, për të nënshkruar KAPITULLIMIN E KAKUSHT Serbia fashiste më 9 qershor 1999 në Kumanovë, pikërisht për mangu 19 ditë kur Milloshi kishte planifikuar ta festojë Vidovdanin në Gazimatan më 28 VI pa asnjë shqiptar në Kosovë. Mos të habitet askush se ka ZOT. Askush nuk është jashtë kontrollit të TIJ, as Hitleri e as Milloshi. Jugosllavia tani ka mbetur vetëm si një përrallë historike për fashizmin serbian.

(Kosova Sot)