Luftëtarja që shndërrohet në mbretëreshë të Anglisë

  • 14 April 2019 - 09:00
Luftëtarja që shndërrohet në mbretëreshë të Anglisë

Në vitin 1142, perandoresha Matilda iku nga Kështjella e Oksfordit

Ka pasur pak libra të shkruar rreth gruas që ishte mbretëresha e parë sunduese e Anglisë, duke kthyer subjektivitetin e saj të plotë. Edhe pse Matilda kurrë nuk i kishte udhëhequr trupat e saj në betejë, sikur Jeanne d’Arc, ajo ishte e pranishme në tendat e gjeneralëve, duke udhëhequr etapën e re në kampanjën e saj për ta pushtuar vendin

Rivaliteti, tragjedia, si dhe një ikje në përrallë: një rrëfim mbresëlënës i tentimit të një luftëtareje mesjetare që të bëhej mbretëresha e parë e Anglisë.

Në vitin 1142 perandoresha Matilda iku nga Kështjella e Oksfordit, ku ishte duke u mbajtur nga rivalja e saj e dinastisë, Stephen of Blois. Që nga një dhjetor me borë, e vetëshpallura “Lejdi e Anglisë” ishte mbështjellë me mbështjellës të bardhë, që të përshtatej më mirë me ambientin e mbuluar me borë, para se të rrëshqiste lumit të ngrirë të Temzës, drejt lirisë. Sikur përrallë mbrëmjeje për vajzat e dhëna pas historisë, ikja e Matilda’s gjithmonë ka pasur gjithçka: një heroinë, e cila mashtron një djalë.

Matilda ia lëshoi fronin Stephenit

Por, Catherine Hanley shkruan për të rritur dhe qëllimi i saj në këtë studim impresiv është që ta heqë mbështjelljen e padukshmërisë së Matilda’s. Ka pasur pak libra të shkruara rreth gruas që ishte mbretëresha e parë sunduese e Anglisë, duke kthyer subjektivitetin e saj të plotë.

Edhe pse Matilda kurrë nuk i kishte udhëhequr trupat e saj në betejë, sikur Jeanne d’Arc, ajo ishte e pranishme në tendat e gjeneralëve, duke udhëhequr etapën e re në kampanjën e saj për ta pushtuar vendin. Ajo ishte e mirë edhe në aspektin politik, falë dekadave të tëra si bashkëshorte e, së pari perandorit të shenjtë romak Henry V dhe më pas të Geoffrey of Anjou. Që të dy sundimtarët vareshin te Matilda për të udhëhequr tokat e tyre të mëdha, derisa vet mungonin me muaj të tërë duke mbrojtur kufijtë e brishtë.

Deri në vitin 1135, megjithatë, kishte ardhur koha për 33 vjeçen Matilda që të fillonte të bënte strategji për hesap të vetin. Në dhjetor të atij viti, vdiq i ati i saj, Henry I (djali më i ri i William pushtuesit). Pesëmbëdhjetë vjet më parë, vëllai i vetëm i Matilda’s ishte fundosur me anijen “White Ship”. Dhe, edhe pse Henry kishte ndërmarrë masa paraprake duke emërtuar Matildën si trashëgimtare të tij, kishte mjaft baronë që nuk pajtoheshin me idenë e liderit femër.

Ata preferonin Stephenin, kushëririn e parë të Matilda’s, i cili nuk kishte vetëm përparësinë e të qenit mashkull, por kishte edhe një sharm të natyrshëm. Matilda, në anën tjetër, thuhej se i kishte ngjarë të atit, një njeriu të ashpër, i cili në një rast ua kishte prerë mbesave të tij majat e hundës, vetëm që t’i bënte ta dëgjonin më mirë. Gjatë 18 viteve të ardhshme Anglia ishte përfshirë në atë që historianët deri vonë e quanin “anarki” (“the Anarchy”). Matilda mbajti jugperëndimin, Stephen kishte juglindjen dhe baronët ishin të lumtur me plaçkitjen e tërë asaj që kishte mbetur, gjë që nuk ishte pak. Megjithatë, “Anarchy” është shprehje e gabueshme, meqë sugjeron një kaos, nga i cili mund të dilte diçka e re.

Në fakt, midis viteve 1135 dhe 1153 mbretëronte një gjendje që ngjante në një luftë të gjatë, gjatë së cilës vendi ishte bërë copa-copa. Në fillim u zu Matilda, e më pas edhe Stephen, e më pas ata ia nisën nga fillimi. Trazirat zgjatën aq shumë, sa që edhe kronistët, këta njerëz të dhënë pas shkrimeve, që kalonin jetën duke shkruar të bëmat e njerëzve të tjerë, filluan që të mërziteshin, duke dashur që çdo gjë të përfundonte sa më parë.

Eventualisht, u arrit një kompromis elegant. Matilda ia lëshoi fronin Stephenit, por ai, në këmbim, u pajtua që ta emërtonte djalin e Matilda’s trashëgimtar të tij. Në këtë moment, bile edhe ata kronistë që ishin kundër Matildas derisa ajo kërkonte të bëhej ‘mbret femër’, tani ishin të gatshëm të bënin çdo gjë për të. Matilda tani mbështetet si kujdestare e të birit, i cili në vitin 1154 u emërua mbreti Henry II. Një insajt i tillë mund të pritej vetëm nga një femër, gjyshja e së cilës ishte shenjtëreshë (Shën Margareta e Skocisë) dhe e cila preferonte që të udhëtonte e shoqëruar nga dora e mumifikuar e shën Jamesit.

Kërkonte kurorë për vete

Hanley është një lexuese tepër me përvojë e arkivave mesjetare, që të mund të sugjerojë se disi ia ka dalë që ta ngacmonte Matildën “reale” e cila qëndron e fshehur prapa deklaratave tepër të njëanshme të kronistëve, për të cilët kushdo është ose tepër i mirë, ose tepër i keq, duke mos lënë asgjë në mes. Brenda këtyre kufijve të ashpër, ajo bën një punë të mirë duke e paraqitur Matildan si një figurë tepër më autonome sesa që kanë sugjeruar më parë historianët. Hanley na ndihmon që të shohim se çfarë veprimi i vendosur ishte ai i Matildës kur e kërkonte kurorën për vete.

Do të kishte qenë shumë më lehtë sikur ajo të kërkonte që të udhëhiqte si regjent, derisa bebja Henry të rritej mjaft sa që ta trashëgonte fronin e gjyshit të tij. Por, bindja e saj se ajo vet ishte ‘mbreti’ i duhur i Anglisë, sugjeron një qëllim të çeliktë dhe një vetëbesim i cili nuk mund të shprehet në tërësi nga gjuha e njëanshme e kronistëve, të cilët insistojnë që ta portretizojnë atë ose si patriote shpëtimtare të vendit të saj, ose si një plakushe të mërzitshme, e cila vite më parë duhej të mbyllej në ndonjë manastir.

Libri “Matilda: Empress, Queen, Warrior” është botuar nga “Yale” me çmim 20 funte.

Deri në vitin 1135, megjithatë, kishte ardhur koha për 33 vjeçen Matilda që të fillonte të bënte strategji për hesap të vetin. Në dhjetor të atij viti, vdiq i ati i saj, Henry I (djali më i ri i William pushtuesit). Pesëmbëdhjetë vjet më parë, vëllai i vetëm i Matilda’s ishte fundosur me anijen “White Ship”.

(Kosova Sot)