Si pastronte peshq në Alaskë Hillary Clinton fiktive?

  • 17 April 2019 - 09:36
Si pastronte peshq në Alaskë Hillary Clinton fiktive?

Ky film është bërë sikur të ishte dokumentar rreth natyrës, plot me pamje të maleve dhe një liqeni 

Asaj i bien në sy dy japonezë që rrinë ulur pranë ujit pa bërë asgjë, derisa shkon nga puna në shtëpi, çdo ditë. Ajo i fton ata në pije dhe vëren se ai më i moshuari është pijanec, derisa ai më i riu, Ryohei, është një dëgjues simpatik

Një fakt relativisht pak i njohur: Pas kolegjit, Hillary Rodham kishte shkuar në Alaskë dhe kishte punuar një kohë të caktuar në një fabrikë konservimi, duke pastruar peshqit salmon. Dekada më pas, Hillary Clinton kishte shkruar në autobiografinë e saj se "pastrimi i peshqve ishte një përgatitje e mirë për të jetuar në Uashington". Ajo që nuk kishte bërë Hillary në Alaska, për aq sa dimë ne, ishte një lidhje e shkurtër me një peshkatar të papunë japonez.

Rëndësia politike Por, kjo ndodh në filmin "When I'm a Moth", i cili paraqet një tentim të sinqertë për të gjetur rëndësi politike në një pre-Clinton Hillary të imagjinuar. Filmi vjen me skenar dhe regji të Zachary Cotler dhe Magdalena Zyzak, përpjekjet e mëparshme të të cilëve po ashtu kanë tentuar që të kenë ndikime sociologjike dhe politike. Ata bashkorganizuan filmin "The Wall of Mexico", një film i cili fliste për meksikanamerikanët e pasur që kishin ndërtuar një mur për të parandaluar hajnat e varfër, të bardhë, si dhe filmin "Maya Dardel" (2017), me në rolin kryesor Lena Olin si poete në vdekje e sipër, e cila në një emision të radios thotë se do të bëjë vetëvrasje.

"Duhet të punoj që ta zbus personalitetin tim" Filmi i "Hillary"-s dërgon një sinjal politik që në fillim. Hillary tanimë ia ka mësyrë karrierës politike. Si e dimë këtë? "Do të bëhem politikane", thotë ajo. "Jam në një rrugë të paracaktuar". Asaj i bien në sy dy japonezë që rrinë ulur pranë ujit pa bërë asgjë, derisa shkon nga puna në shtëpi, çdo ditë. Ajo i fton ata në pije dhe vëren se ai më i moshuari është pijanec, derisa ai më i riu, Ryohei, është një dëgjues simpatik. Përgjatë ditëve në vijim, derisa Hillary dhe Ryohei njoftohen më mirë me njëri-tjetrin, ajo thotë gjëra të tilla, si: "Duhet të punoj që ta zbus personalitetin tim". Kjo bisedë e bën të qartë se ajo është shumë idealiste, por edhe e gatshme që të ndërmarrë veprime të ashpra. Ryohei i thotë asaj se prindërit i kishin vdekur si pasojë e bombardimit amerikan të Nagasakit dhe ajo i përgjigjet "Më duket se më duhet të përfshihem në diçka sikur kjo një ditë". Por, përpos që e quan Henry Kissingerin kriminel të luftës, asnjëri nga dialogët e saj nuk janë të veçantë. Ky film është bërë sikur të ishte dokumentar rreth natyrës, plot me pamje të maleve dhe një liqeni. Titulli i filmit vjen nga një bisedë në të cilën Hillary e përshkruan veten si një molë që së pari i duhet të rrijë në fshikëz, para se të bëhej vetvetja.

(Kosova Sot)