Pasi pranoi publikisht lidhjen me aktoren e njohur, Cara Delevingne zbulon arsyen e këtij vendimi

  • 18 June 2019 - 10:20
Pasi pranoi publikisht lidhjen me aktoren e njohur, Cara Delevingne zbulon arsyen e këtij vendimi

Modelja e njohur, Cara Delevingne ka konfirmuar së fundmi lidhjen e saj me Ashely Benson, aktoren e ‘Pretty Little Liars’. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ajo pranoi hapur se është e dashuruar, duke publikuar një video ku shfaqej duke u puthur me partneren.

Pas këtij momenti 26-vjeçarja ka zbuluar për ‘Enews’, arsyen se pse e tregoi publikisht marrëdhënien e saj. “Është muaji i komunitetit LGBTQ, unë dhe Ashley bëmë 1 vit bashkë, kështu që pse jo?”,- u shpreh ajo.

Delevingne ka pohuar se ky ka qenë momenti më i mirë për të pranuar këtë raport dhe se postimi në këtë kohë nuk është i paqëllimtë, pasi muaji qershor konsiderohet si muaji dedikuar personave me orientim ndryshe. Kujtojmë se ky lajm bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua gjerësisht nga të gjithë adhuruesit e modeles.

(Kosova Sot Online)