Intervistë për ‘Kosova Sot Online’ me këngëtarin Malësor Prënkoçaj: ‘E dua Malësinë si sytë e ballit, por e dua edhe Prishtinën e Kosovën’

  • 11 August 2019 - 11:24
Intervistë për ‘Kosova Sot Online’ me këngëtarin Malësor Prënkoçaj: ‘E dua Malësinë si sytë e ballit, por e dua edhe Prishtinën e Kosovën’

Pasioni i tij për muzikën fillojë nga fshati Triesh në Malësinë e Malit të Zi, ku ishte anëtar i grupit folklorik "Besa", si këngëtar dhe instrumentalist.

Fjala është për këngëtarin e njohur Malësor Prënkoçaj, fama e të cilit do të vinte në vitin 2003, pas publikimit të hit këngës "Kthehuni", e cila u pëlqye shumë nga publiku.

Image


Opusi i Malësorit si këngëtar numëron shumë këngë, disa prej të cilave do ua shpalosim në vijim: "Qaj Per Diten" (2006), "Mergimtari" (2009), "Në dasmën e shokut" (2012), "Veç Lodhesh" (2013), "Zambaku I Bardhe" (2014), "Mos ta nin" (2015), "Shoqe dhe dashni", e shumë këngë të tjera, që Malësorin e bëjnë të jetë më afër publikut duke kënduar gjithandej ku flitet shqip.

Në një intervistë, për "Kosova Sot Online", Malësori përgjigjet në shumë pyetje, të cilat ju ftoj t;i lexoni në vijm.

“Kosova Sot”: Kënga e fundit që keni publikuar, titullohet “Llafe llafe”, kush janë autorët dhe sa jeni ndarë i kënaqur me këtë projekt?

Malësori: Tekstin e muzikën e këngës i ka realizua Ilir Berani, orkestrimin Miti Geci, ndërsa videoklipin e ka realizuar "Pixels production",nga Prishtina.

Kënga u pritë shumë mirë, kështu që jam goxha i kënaqur.Kënga është ritmike, me një tematikë interesante, plotë atmosferë verore,dhe qëllimi im ishte që dëgjuesit e mi ta kanë një këngë pikërisht të këtillë.

Image

“Kosova Sot”:Gjatë karrierës, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Malësori: Të gjitha këngët e mija i kam realizuar me një kujdes të veçantë dhe përkushtueshmëri maksimale.Të gjitha i kam në zemër, por më së shumti i dua: "Kthehuni”, "Adresë e gabuar”,"Zambaku i bardhë”,"Shtatë vëllazni”,"Llafe llafe”..., i kisha përmend edhe shumë tjera, se s'po di me i dallua, por i veçova vetëm disa prej tyre.

“Kosova Sot”:Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Malësori: Momentet më të bukura të fëmijërisë time i kam kaluar në Triesh (Malësi), te dajët e mi,si dhe kur dilnim në bjeshkën e Koritës së Hotit në Malësi.Nostalgji e momente të paharruara që më mbetën gjithmonë në zemër, të pashlyera ishin me motrën time të ndjerë Violetën,e cila ndërroi jetë në lulen e rinisë, kur unë isha fëmijë.

Image

“Kosova Sot”:A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Malësori: Prej Ilir Beranit kurrë nuk e kam refuzua asnjë këngë, sepse ai e dinë mirë çka krijon për mua.Kam pasur këngë tepër të mira edhe nga krijuesit tjerë, për të cilët kam respekt të madh, por kam refuzuar aty-këtu ndonjë këngë prej tyre, se nuk mu kanë përshtatë me stilin, karakterin, natyrën e interpretimit,dhe zhanrit të cilit muzika ime i takon.

Image

“Kosova Sot”:Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Malësori: Nuk e kisha quajtë provokim, por një ngacmim ndoshta, në kuptimin e mirë të fjalës.Megjithatë pa pasur diçka që e emocionon publikun, pse edhe me dalë në skenë!

Çdo këngëtar që u dallu nga ky popull, ka diçka të veçantë që publiku e ka vrejtë dhe e donë te ajo/ai.Megjithatë provokimet banale, jashtë çdo stili, nuk besoj se janë të mirëseardhura për skenën tonë.

Image

“Kosova Sot”: Nga videot e postuara në rrjetet sociale, duket se përveç atmosferës që krijon, je shumë i afërt edhe me publikun, a mendoni që thjeshtësia ka premisë në sukses?

Malësori: Po zhanri i muzikës të cilit unë i takoj edhe e donë me kenë i afërm me publikun.Unë këndoj muzikë të sotme popullore, ose ma mirë ta quaj folk, dhe me të shkojnë edhe elemente të traditës sonë, historisë, kulturës, gjërave që na rrethojnë në jetën e përditshme, kështu që mos të kisha qenë i afërm me publikun atëherë si do ti bindja në të gjitha këto që i sjelli me krijimtarinë time dhe në karakterin tim si këngëtar!

Image

“Kosova Sot”: U bënë disa vite që jeton në Prishtinë, por sa gjenë kohë Malësori ta vizitojë Tuzin dhe vendet shqiptare në Malin e Zi?

Malësori: Në Vjeshtë bëhen 18 vite që kam dalë në studime në Prishtinë, dhe nga ajo kohë jetojë këtu.Po unë kurrë s'jam largua nga Malësia, edhe pse kurr s'kam jetua në Malësi, por në Podgoricë. Malësia është vendi ku i kam rrënjët, shpirtin,t ë parët e mi. Aty më janë lindur prindërit, aty u krijova si njeri, si këngëtar. Unë jetoj si malësor, marrë frymë malësorçe,edhe pse jetoj në Prishtinë. Kurrë nuk jam munduar më e ndryshu këtë karakter që ma kanë krijuar Malësia e Prishtina.Shkoj shpesh atje, kam kontakte të vazhdueshme si me vendlindje ashtu edhe me diasporën tonë në SHBA. E dua Malësinë si sytë e ballit, por e dua edhe Prishtinën e Kosovën jashtëzakonisht shumë.

Image

“Kosova Sot”: Me cilin këngëtarë do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Malësori: Kemi biseduar shumë herë me disa kolegë të estradës sonë për bashkëpunime, por ende nuk kam realizuar një duet me ndonjërën prej tyre, me përjashtim të atij kuartetit që e patëm me: Gilin, Shkurten e Xenin “Bone shqiponjën”.Ishte në këngë shumë e suksesshme, dhe kur realizon bashkëpunime të mira me kolegë të mirë gjithnjë kanë suksese të madhë. Kam shumë respekt për kolegët e mi, dhe nuk di me kend por besoj që është koha për një duet me një artiste të skenës sonë.

Image

“Kosova Sot”:A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album?

Malësori: Albumin e fundit e kisha vitin e kaluar.Në fakt ishte përmbledhje e singlave që kisha realizuar kohën e fundit, dhe ai u lansua në treg nga 'Eurolindi", produksioni muzikor. Besoj që në Vjeshtë, fill mBas sezonit të Verës, do të filloj punën për këngën e re.

Image

“Kosova Sot”: Muzika sot tek shqiptarët më shumë dëgjohet, apo “shikohet”?

Malësori: Muzika sot te ne edhe dëgjohet edhe shikohet.Edhe më parë do të kishte qenë kështu, por në mungesën e teknologjisë dhe televizioneve tona, në atë kohë më shumë u degjua sesa është shikuar.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)