Aktori i njohur humb jetën në moshën 50-vjeçare

  • 24 September 2019 - 10:33
Aktori i njohur humb jetën në moshën 50-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, aktori i njohur, Aron Eisenberg. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale.

“Kurrë nuk do të ketë një dritë tjetër si Aron. Trashëgimia që ai la pas është përtej fjalëve. E dua shumë dhe do më mungojë përjetësisht. Për momentin, nuk di se si do ta bëj jetën pa të”, janë fjalët e gruas së Aron.

Mediat e huaja shkruajnë se ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, por sipas familjarëve, 50-vjeçari më herët ka bërë dy transplantime të veshkave.

Përgjatë karrierës së tij si aktor, Aron ka pasur disa role mjaft të suksesshëm, megjithatë më i suksesshëm ka qenë ai i  “Star Trek: Deep Space Nine”.

(Kosova Sot Online)