Tre filma shqiptarë garojnë në festivalin në New Yorkut

  • A.P /
  • 06 shtator 2020 - 15:52
Tre filma shqiptarë garojnë në festivalin në New Yorkut

Tre filma të regjisorëve shqiptarë janë pjesë e kategorive garuese në “New York True Venture Film Festival”, që këtë vit nis rrugëtimin e vet me edicionin e parë.

“Rruga”, filmi i shkurtër nen regji të Besim Ugzmajlit garon për filmin më të mirë në kategorinë e të drejtave të njeriut dhe aktori Mal Noa Safçiu është nominuar për rolin më të mirë si fëmijë. Për skenarin më të mirë e regjinë më të mirë është nominuar filmi i shkurtër “Vulë” nen regji Valmir Tertinit, ndërsa filmi i shkurtër “Lugatka” nën regji të Altin Sulaj garon për filmin me të mirë eksperimental.

Festivali, me bazë në New York dhe i themeluar nga një shqiptar, skenaristi, regjisori e producenti Julian Biba, është një ngjarje dedikuar fuqizimit të filmbërësve të pavarur.

“New York True Venture Film Festival” ishte menduar që të mbahej në maj të këtij viti, mirëpo për shkak të pandemisë, është shtyrë për muajin shtator dhe planet janë që të mbahet në versionin online.

“Ne besojmë që duke u dhënë një mundësi ideve të reja të krijuesve unikë dhe inteligjentë, do t’i japim audiencës një mundësi për të vlerësuar artin”, është thënë në përshkrimin e këtij Festivali.

Filmi “Rruga” ka në fokus Lenën (37), luajtur nga Gresa Pallaska, dhe Gentin (11), që e gënjejnë njëri-tjetrin duke e përshkruar jetën e tyre. Imagjinata është e kundërt me realitetin.

Të dy janë viktima të realitetit të njëjtë – trafikimit me qenie njerëzore. Regjisori Ugzmajli ka thënë se “New York True Venture Film Festival” është festival i ri, por interesant dhe fakti që ky festival promovon filmin e pavarur, e bën edhe më të veçantë.

(Kosova Sot Online)