Krenaria kosovare

  • 20 shtator 2020 - 10:57
Krenaria kosovare

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Krenar që jam kosovar,

Se e kam shpirtin shqiptar.

 Nëpër shekuj Kosova ime,

I qëndrove çdo stuhie

Mu në mes të Ballkanit

nuk të mundën kurrë  barbarët e sllavit.

 

Jam krenar me ty, Kosova ime,

Se gjithmonë burra kombi, dëshmorë

dhe heronj linde e rrite.

Me gjakun e tyre tokën vadite.

 

Kosovën, tokën dhe lirinë e shqiptarit,

Zemrën dhe shpirtin e kosovarit

kurrë se mposhti hordhia e serbit e as e sllavit.

 

Kosova ime:

Edhe pse të rrënuan anëembanë,

Edhe pse të dogjën e të vranë,

Ti,  Kosova kreshnike

 Qëndrove gjithmonë shqiptare

 

Edhe pse gjithë Europa

ishte kundër teje,

Kosovë, kombi ynë  hero

Ti gjithmonë qëndrove dhe fitove

Si atdhe dhe si  dhe si komb shqiptar.

 

 

 

Kosovë je zemra e shqiptarëve.

Djepi i lirisë

Je krenaria,  fjala, besa e nderi i shqiptarit,

          Amanete këto  i ke   prej të parëve,

Prej Ilirit, Dardanit,

Arbrit dhe Shqiptarit