Prezantimi i dytë i suksesshëm i ansamblit shqiptar në festivalin e 27-të 'Duna Carneval' në Budapest
Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare po paraqitet me dinjitet në festivalin “Duna Carneval” në Budapest. Sot filloj prezantimi me vallen e paqes, koreografi kjo e Robert Nuhës e muzikë nga Valton Beqiri! Në pikëpamjen e vështirësisë teknike dhe efekteve e mesazhit që bart në vete padiskutim që ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm.

Dy instrumentistët tanë Driton Beqiri e Arbër Tairi kanë sjellur instrumental për violinë e klarinet të cilët kanë zgjuar ovacione të jashtëzakonshmë për arsyen se me ekzekutimin e tyre kanë paraqitur nivel të lartë ekzekutues dhe nota brilante nga tabani ynë popullor me akcente dhe thyerje ritmike që janë karakteristikë e muzikës sonë popullore në përgjithësi! Befasi për të pranishmit ka vazhduar me ekzekutimin e instrumentistit Vulllnet Neziri i cili si rrallë në ansamble tjera ka sjellur instrumental në Obo “Këngën e rinisë” një prej perlave të muzikës sonë “evergren”.
Ky prezantim i sotëm për instrumentistët tanë ka sjellur nivel të lartë të përgatitjes së tyre edhe në rastet e paraqitjes si solistë andaj Shkëqim Jahi në harmonikë dhe Argjira Çollaku në flautë kanë plotësuar mozaikun e kësaj paraqitje plot laramani ngjyrash muzikore. Pas “Sazeve të Ohrit” dhe “Fustanin që ta solla mbrëmë” nën ritmet e muzikës karakteristike të jugut ka vazhduar Vallja e jugut dhe Vallja e Prespës të koreografit Genc Kastrati!
Paraqitje e veçantë e përcjellur me duartrokitje dhe shumë dashuri që dhurojnë spektatorët për artistët e ansamblit shqiptar!
(Kosova Sot Online)
