Besiana Mehmedi paralajmëron koncertin për nder të 114 vjetorit të Alfabetit shqip

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 15:33
Besiana Mehmedi paralajmëron koncertin për nder të 114 vjetorit të Alfabetit shqip

Për nder të 114 vjetorit të Alfabetit shqip, të hënën duke filluar nga ora 19:00 te Pallati I Kulturës në Kerçovë do të mbahet mbrëmja e artistëve kërçovarë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast do të marrin pjesë disa nga emrat më të njohur të trevës kërçovare derisa interpretimi në skenë do të jetë live.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja Besiana Mehmedi.

Postimi i plotë:

Mbrëmje e artistëve kërçovarë! Dervish Dervishi dhe miqtë: Lindita Purellku, Naser Lutfiu, Blerim Luftiu, Ardi Osmani e Mexhait Ramadani! Interpretime 100% live përcjellur nga orkestra e Shkupit udhëhequr nga Edis Aliu! Nderon Kërçovën për herë të parë e ftuara speciale- nderi i kombit Liliana Cingu si dhe aktori Pajazit Murtishi!Madhështon mbrëmjen moderatori i njohur Avni Qahili 
Ftoheni të merrni pjesë për të festuar se bashku 114 vjetorin e Alfabetit shqip 
21 nëntor, ora 19:00 Pallati I Kulturës- Kerçovë.

(Kosova Sot Online)