Duje, dashuri, traditë, familje, mesazh, ritëm

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 15:21
Duje, dashuri, traditë, familje, mesazh, ritëm

“Duje” këngë që konvertoi kohën në hapësirë. Këngë e krijuar për vesh të ri dhe të vjetër. Unë thjesht e ndjeva një matematikë me zë. Albina dhe familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023.

Në atë këngë ndjeva gjithëshqiptarinë dhe mori të gjitha votat e publikut. Shija e publikut në art mat vlerën, vlera e saj edukon shijen e publikut. Arti gjykohet me zemër e jo shumë me intelekt.

Zemra më së miri ndjen traditen, kulturën, të sotmen, kohën, të ardhmen…

Është këngë shqiptare, me tekst, edhe muzike, veçohet edhe performanca, diksioni dhe e vërtet është ajo thënie se: “Nuk është muzikë në qoftë se nuk mund të kërcesh me të”.

Shija në muzikë njëher ndjehet si personale, bëhet kolektive dhe respekti atë mbrëmje ju bë publikut, duket sikur një ndryshim i madh në të vlerësuar artin e muzikës.

Shumica e këngëve tjera ishin të dominuara nga kiçi, italoservilizmi, zhargone rrugore, thjesht nuk arrinin ta zgjonin madje as emocionin më të vogel.

Po kritikohet teksti i këngës “Duje”, si tekst i pakuptimtë, zhgarrashkrim, kakofoni, lojë fjalësh, tekst jo poetik, jo i nivelit artistik, tekst me zhargon të rrugës, sorogato. Thjesht po u dashka që më primare të jetë poezia se sa muzika. Është tekst me kuptim…

Dashuri, familje, traditë, aktualitet i brishtë, mesazh. Picasso kishte me thënë se “bilbili kendon bukur, por askush nuk e kupton tekstin e tij”.

Shumë e vërtetë. Muzika ekziston edhe pa tekstin, muzika nxjerr nga natyra dhe kultura përdorimin e privilegjuar të notave që janë të kënaqshëm për shpirtin dhe zemrën.

Ilir Muharremi, kritik arti

(Kosova Sot Online)