U përmbyll në mënyrë madhështore koha për paraqitjen e temave  për dy sesionet shkencore në Suharekë dhe  Rozhajë

  • A.P /
  • 02 September 2025 - 10:47
U përmbyll në mënyrë madhështore koha për paraqitjen e temave  për dy sesionet shkencore në Suharekë dhe  Rozhajë

Nga Nue Oroshi
Kur mendjet bashkohen, mendimet gjithmonë janë më të kthjellta edhe kur organizatat bëhen bashkë për një organizim kombëtar suksesët nuk mungojnë. Përgaditjet për organizimin e dy sesioneve shkencore përfunduan në mënyrë të shkëlqyshme.

Në sesionin shkencor që do të mbahët në Suharekë më datën 19 shtator 2025 me temën "Qëndresa e Suharekës dhe viseve të tjera etnike shqiptare 1912-1956" janë pranuar 42 tema. Kurse në sesionin shkencor që do të mbahët në Rozhajë më datën 21 shtator 2025  me temën "Lufta e Dytë Botërore 1939-1945 dhe qëndresa e nacionalistëve shqiptar për bashkim kombëtar" janë pranuar 31 tema që do të paraqitën.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj dy organizatat Institutin për Kulturë,Arsim dhe Trashegimi "Hisari"Suharekë me drejtor  PHD.Kastriot Veselaj, si dhe Shoqatën "Kosova për Sanxhakun" kryetarin Ismet Azizi si dhe nënkryetarin Ali Daci për bashkëpunimin e sinçertë dhe shumë produktivë me Shoqatën "Trojet e Arbrit".Pa harruar të përshëndes edhe kryesinë e Shoqatës "Trojet e Arbrit" e cila ishte mjaft aktive në përgaditjen e këtyre dy sesioneve shkencore.


Sot e kemi përmbyllë grumbullimin e temave, dhe në të dy sesionet shkencore i kemi përzgjedhur 73 tema. Gëzon fakti që studiuesit si përherë i kemi nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe nga mërgata e madhe atdhetare.

Ftoj edhe mediumet shqiptare që ti përcjellin këto dy sesione shkencore dhe të shohin se si shkruhet dhe deklamohet historia e vërtetë shqiptare.
Një falënderim i veçantë vjen për 73 studiuesit që paraqitën temat dhe u bën pjesë e ndriçimit të historis shqiptare.

Image

(Kosova Sot Online)