Teatri Kombëtar i Kosovës del me njoftim pas vdekjes e aktorit Enver Petrovci

  • A.P /
  • 22 September 2025 - 15:30
Teatri Kombëtar i Kosovës del me njoftim pas vdekjes e aktorit Enver Petrovci

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e aktorit dhe profesorit Enver Petrovci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një njoftimi, Teatri i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut.

Tutje thuhet se informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike. Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim.”

(Kosova Sot Online)