Promovohet vepra e Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt-Gjergj Kastrioti Skënderbeu një hero arbëror i Evropës

  • A.P /
  • 20 January 2026 - 11:06
Promovohet vepra e Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt-Gjergj Kastrioti Skënderbeu një hero arbëror i Evropës

Nga Nue Oroshi

Një promovim i rrallë ne Hamburg për veprën e Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt-Gjergj Kastrioti Skënderbeu një Hero Arbëror i Evropës

Shoqata e Intelektualeve shqiptarë "Trojet e Arbrit" si njëra ndër shoqatat gjithëshqiptare që po kujdeset për shkrimin dhe ruajtjën e historisë shqiptare tash e 21 vite do të jetë bashkëorganizatore se bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg si edhe shoqatat dhe organizatat vendore në Hamburg DANPE (Deutsch-Albanisches Netzwerk für Politisches Engagement), Misionin Katolik Shqiptar në Hamburg , Klubi Kosova Hamburg, ODA Hamburg (Organisation deutsch-albanischer Akademiker e.V.),dhe Ilira në Elbe, ku do ta promovojmë librin e historianit të njohur Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt "Skënderbeu -Një hero arbëror i Evropës". Ftojmë të gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje apo ideje që të marrin pjesë në këtë promovim madhështor.

Në njoftimin e Konsullatës se Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg, thuhet se ky organizim bëhet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dora d’Istria dhe partnerët e saj e cila ka kënaqësinë, t'ju ftojë në promovimin e librit “Skënderbeu -Një hero arbror i Europës”, me autor historianin e njohur Prof. Oliver Jens Schmitt. Përgjatë promovimit keni rastin të dëgjoni nga afër ligjeratat mbi historinë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nga Prof. Schmitt dhe botuesi e publicisti i njohur z. Enver Robelli. Kurse pas programit, në një koktej rasti, keni mundësinë të shkëmbeni me autorin dhe botuesin.

Të ftuar të veçantë dhe ligjërues:

• Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt – autor

• Enver Robelli – botues dhe publicist

Promovimi i librit realizohet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dora d’Istria, si dhe me partnerët:

-DANPE (Deutsch-Albanisches Netzwerk für Politisches Engagement),

-Misionin Katolik Shqiptar në Hamburg,

-Klubin Kosova Hamburg,

-ODA Hamburg (Organisation deutsch-albanischer Akademiker e.V.),

-Trojet e Arbrit (Shoqata e intelektualëve shqiptarë) dhe

-Ilira në Elbe.

Vendi: MARKK – Museum am Rothenbaum

Rothenbaumchaussee 64, 20148 Hamburg

Data: E shtunë, 7 shkurt 2026 ⏰ Ora: 15:00

Ta ruash historinë shqiptare është obligim kombtarë e sidomos atë histori të pjesës Arbërore ku heroi më i madh shqiptarë i të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti –Skënderbeu jo vetëm që mbrojti Trojet e Arbrit por edhe mbrojti Evropën dhe i ruajti qytetrimin që sot e ka Evropa por që po i rrezikohet dita-ditës.

(Kosova Sot Online)