Bebja kishte tumor në tru, e ëma nuk e abortoi

  • 05 March 2017 - 19:10
Bebja kishte tumor në tru, e ëma nuk e abortoi

NUK I DËGJOI KËSHILLAT E MJEKËVE

Mjekët thoshin se djali nuk do të kishte gjasa për të jetuar

Mjekët i thanë Eva Crossit se bebja në barkun e saj, djali i saj ende i palindur, kishte një tumor të trurit, prandaj ata i preferuan asaj që ta abortonte atë. Ajo nuk i dëgjoi.

Duke prekur barkun tim të fryrë nga shtatzënësia, sikur të doja ta mbroja atë, e kisha të vështirë ta pranoja këshillën e mjekëve që ta abortoja fëmijën, derisa ky i fundit vazhdonte që të më shqelmonte nga përbrenda. Kështu shprehet Eva Crossi. Në javën e 34-të të shtatzënësisë, do të duhej që ta paramendonte takimin me djalin, por pasi që një skanim tregoi që bebja e saj vuante nga një tumor i trurit, ajo mendonte rreth ofertës që ia kishim bërë mjekët - që ajo ta abortonte fëmijën. 

Shansi i vetëm i Akeemit për të jetuar ishte heqja e tumorit me operacion

Mjekët thoshin se djali nuk do të kishte gjasa për të jetuar. Por, edhe nëse do të jetonte, do të kishte dëmtim të madh të trurit. "Por, nuk mund ta pranoja këtë këshillë të mjekëve, për ta nxjerrë beben, derisa ajo ndjente lëvizjet e bebes së saj në bark. Mendoja me çdo kusht t'ia jepja bebes sime një shans", thekson ajo. Mjekët thoshin se shansi i vetëm i Akeemit për të jetuar ishte heqja e tumorit me operacion. Këtë edhe e bënë, sapo lindi ai. Nëna e tij thotë se momenti më i vështirë në jetën e saj, kishte qenë momenti kur ia kishte dorëzuar djalin infermieres, për ta futur në operacion. Akeem u operua për shtatë orë, të cilat nënës së tij iu dukën si përjetësi. Në orën 8 të mbrëmjes atë e informuan se çdo gjë kishte shkuar si duhet, transmeton gazeta Kosova Sot.

Djali duhej të ushqehej me një gyp

Kur nëna e pa atë pas operacionit, kuptoi se kishte marrë vendimin e duhur, që nuk e kishte abortuar atë. Java e parë pas operacionit ishte e vështirë për djalin. Ai duhej të ushqehej me një gyp. Analizat kanë treguar se tumori ishte beninj, gjë që është mirë,meqë tumoret e tilla nuk përhapen gjetiu në organizëm. Bile, mjekët nuk ia kanë dalë që ta hiqnin tërë tumorin, por thonë se kjo nuk paraqet rrezik për jetën e djalit. Operacioni i ka shkaktuar dobësim të muskujve në anën e majtë të trupit, për çka tani vogëlushi duhet të bëjë fizioterapi. Ai kënaqet edhe në ushtrimet e notit. Nëna e tij thotë se çdo ditë e falënderon Zotin që nuk kishte lejuar abortimin e djalit, me të cilin tani është lidhur së tepërmi, si nëna me fëmijën e vet. 

(Kosova Sot)