Krasniqi: Ndryshimi për ta thyer heshtjen ka nisur qysh në vitin 2018

  • A.P /
  • 18 June 2026 - 15:15
Krasniqi: Ndryshimi për ta thyer heshtjen ka nisur qysh në vitin 2018

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman është emocionuar gjatë fjalimit që ka mbajtur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Ajo, ka thënë se ndryshimi për ta thyer heshtjen ka nisur qysh në vitin 2018.

Ndërsa, ka treguar se vetëm një pas dhunimit është drejtuar për në shtabin  e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të kërkuar mbrojtje situata e njëjtë mos t’i ndodhë prapë.

“Unë sot jam këtu, sikur isha dje dhe sikur isha me 16 tetor 2018, kur rrugëtimi im për të raportuar këtë krim ka ndodhur qysh më herët. Qysh shumica prej juve besoj se keni dëgjuar që dhuna seksuale po ndodh në Kosovë. Qysh një ditë pas dhunimit unë raportova në shtabin e UÇK-së, jo për të kërkuar drejtësi, po për të kërkuar siguri që të më mbrojnë që mos të më ndodhë më prapë. Është vështirë të flasësh për këtë temë, për drejtësi, për stigmën, për statusin, pas gjithë atyre fjalimeve Kurse në letër ligjet e Kosovës dalin shumë mirë, edhe për të ardhë koha të marrin mësim nga Kosova po dalim mirë. Por në realitet nuk është ashtu. Qysh në 2012-ën kur shteti im ma mohoi mu drejtësinë, e tash kemi dalë me folë e me thonë që kjo kauzë ka nisë qysh më herët. Jo, të flasim realitetin, se ndryshimi për drejtësi ka ndodhur ditët e fundit. Ndryshimi për me thy stigmën, heshtjen, ka ndodhur qysh në 2018-ën”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)