Përparim Rama mund të jetë kryetar i ri i LDK-së

  • A.P /
  • 19 June 2026 - 09:25
Përparim Rama mund të jetë kryetar i ri i LDK-së

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, u pyet për zërat që “Përparim Rama ka ambicie për kryetar të LDK-së”.

Mbi këtë temë ai tha; “Ekziston një marrëveshje që Rama e ka konfirmuar disa herë, mbi këto parime ka thënë Lumir Abdixhiku është kryetar i LDK-së, unë jam kryetar i kryeqytetit dhe jam i pavarur politikisht”, tha Haziri.

Ai shtoi se ambiciet në politikë janë legjitime.

(Kosova Sot Online)