Operohet bebja e lindur me tetë gjymtyrë

  • 16 April 2017 - 19:03
Operohet bebja e lindur me tetë gjymtyrë

Sarwed Ahmed Nadar: Shpresoj se pas operacionit djali do të rritet pa probleme.

"Deri më tani udhëtimi ynë mbaroi me sukses. Karam është një djalë shumë trim dhe, në fakt, është një fëmijë tepër i lumtur", u shpreh këshilltari i lartë i ortopedisë, Dr. Gaurav Rathore. Për shkak të kostos së ulët dhe kualitetit të lartë të mjekimit, India është bërë Mekë për të sëmurët e regjionit ,raporton Gazeta Kosova Sot.

Një djalë irakian ka lindur me katër duar dhe katër këmbë, si pasojë e moszhvillimit si duhet të një binjaku tjetër. I ati i djalit e çoi atë në Indi, me qëllim që t'i nënshtrohej operacionit të komplikuar, i cili është quajtur i pari i këtij lloji në botë, me qëllim të largimit të gjymtyrëve të tepërta. Kirurgët në spitalin "Jaypee" në Delhi, bënë operacionin me tri etapa. Kjo dukuri është shumë e rrallë në botë, gjë që vetëm sa ua vështirësonte edhe më shumë punën mjekëve, meqë nuk kishin shumë përvojë me raste të tilla.  

Karam është një djalë shumë trim Këshilltari i lartë i ortopedisë, Dr. Gaurav Rathore, i cili kishte marrë pjesë në operacion, tha se djali ishte dërguar te ta kur kishte vetëm tri javë, dhe se gjendja e tij ishte unike. Polymelia është gjendje e rrallë, një defekt i rrallë i lindur, i cili prek vetëm një fëmijë nga 1 milionë sish, duke bërë që fëmija të ketë më shumë gjymtyrë sesa që është normale. "Deri më tani udhëtimi ynë mbaroi me sukses. Karam është një djalë shumë trim dhe, në fakt, është një fëmijë tepër i lumtur". Për shkak të kostos së ulët dhe kualitetit të lartë të mjekimit, India është bërë Mekë për të sëmurët e regjionit. I ati i Karamit, Sarwed Ahmed Nadar, i cili ishte tmerruar kur kishte parë djalin e tij pas lindjes, thotë se tani, pasi që është operuar, nuk i ka mbetur asgjë tjetër, pos të shpresojë se ai do të rritet pa probleme. 

(Kosova Sot)