Falë aspirinës bëhet me fëmijë

  • 11 June 2017 - 19:31
Falë aspirinës bëhet me fëmijë

Ndonjëherë ndodh që ndonjë ilaç aq i thjeshtë dhe i përhapur, sikur që është aspirina, të bëjë një punë tepër të madhe. Kështu ndodhi edhe në këtë rast. Gemma Froude, 35 vjeçe, ishte e dëshpëruar pasi që i kishte dështuar dy fëmijë, të lindur para kohe. Analizat e bëra treguan se zonja Froude vuante nga një gjendje e cila bënte gjakun që të trashej, duke formuar droçka në kordonin e kërthizës, sindrom që në mjekësi quhet sindromi antifosfolipid. Kjo sindrom zvogëlon sasinë e oksigjenit që shkon deri te bebja. Pasi që kishte marrë vendimin e vështirë që të pushonte të tentonte të bëhej nënë, përkundër një dëshire tepër të madhe për një gjë të tillë, zonja Froude papritmas ngeli shtatzënë në vitin 2015, me ç'rast i kishin thënë që të merrte aspirinë çdo ditë, me qëllim të tëhollimit të gjakut.

Djali i shëndoshë si molla

Zonja Froude, ish-menaxhere e infermierisë, lindi djalin Henry në javën e 33-të të shtatzënë- sisë në Spitalin "John Radcliffe" në Oksford. Tani ai është një djalë njëvjeçar shëndosh si molla. Përkundër asaj se tani është tepër e lumtur, meqë i është realizuar ëndrra që të bëhet nënë, zonja Froude tregon se sa vështirë kishte qenë për të që të dështonte dy fëmijë, sidomos pasi që kjo ndodhi për një periudhë të shkurtër kohore. Ajo dhe burri i saj ishin bashkë që nga mosha 15- vjeçare, por deri vonë nuk kishin vendosur që të bënin fëmijë, edhe pse këtë e kishin diskutuar gjatë tërë kohës. 

Mjekët e përcollën çdo etapë të shtatzënësisë së saj

Që gjërat të ishin edhe më keq, mjekët iu kishin thënë atyre se kurrë nuk do të mund të bëheshin me fëmijë. Edhe vetë ata nuk kishin më fuqi që ta përjetonin të njëjtin tmerr të dështimit edhe një herë. Por, shtatzënësia ndodhi "pa e pyetur kënd". Kësaj here mjekët e morën punën shumë më me seriozitet. Ata e përcollën çdo etapë të shtatzënësisë së saj, duke i përshkruar ilaçe dhe vitamina. Nëna e djalit thotë se kurrë nuk do ta harrojë momentin kur e dëgjoi të birin duke qarë për herë të parë, pas lindjes. 

(Kosova Sot)