I dalluan një masë të çuditshme gjatë shtatzanisë, pas 8 muajsh ndodh e pabesueshmja (Foto)

  • 27 November 2017 - 23:20
I dalluan një masë të çuditshme gjatë shtatzanisë, pas 8 muajsh ndodh e pabesueshmja (Foto)

Një histori prekëse ka ndodhur me një nënë e cila rrezikoi jetën e saj dhe të fëmijës që kishte në bark, pasi një masë tumorale iu dallua në eko, kur ajo ishte 12 javëshe shtatzënë. Mickayla Jordan-Smyth -it iu tha fillimisht se kishte një shtatzëni të pjesshme molare që mund të shndërrohej në kancer, duke vënë në rrezik jetën e saj dhe të bebes.

Pavarësisht kësaj, 30 – vjeçarja refuzoi që të ndërpriste shtatzëninë.

Një shtatzëni molare ndodh kur fetusi nuk formohet siç duhet në mitër dhe bebja e ka të vështirë të zhvillohet. Në vend të një fetusi të shëndetshëm, në mitër rritet një masë anormale qelizash. Kur ishte 28 javëshe shtatzënë ajo pësoi një shkëputje placentale, një gjendje e rrezikshme që ndodh kur placenta nis të shkëputet nga mitra.

Mjekët kryen ndërhyrje cezariane dhe nëna e re solli në jetë një vajzë. Megjithatë, ajo zbuloi se pasi kishte kaluar të gjithë shtatzëninë e frikësuar se kishte kancer, në fakt kishte pasur një anomali të rrallë të placentës që mund të keqkuptohet për shtatzëni molare.

Duke folur për “DailyMail”, nëna nga North Yorkshire tha: “E dija që po merrja përsipër një rrezik të madh duke mos pranuar që të ndërprisja shtatzëninë, por besoja vërtetë se do të ndodhë ç’te jetë e shkuar”.

30 – vjeçarja e konsideron Rainen e vogël një mrekulli.

(Kosova Sot)