Një grua dyshohet se është sulmuar nga bashkëshorti

  • A.P /
  • 27 June 2026 - 17:05
Një grua dyshohet se është sulmuar nga bashkëshorti

Në Pejë një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

Sipas burimeve rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 19:30, në rrugën “Adem Jashari”.

Pas raportimit, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, por dera e banesës ishte e mbyllur, pasi çelësi ishte thyer. Për këtë arsye, në lokacion janë thirrur edhe zjarrfikësit, të cilët me pëlqimin e palëve e kanë hapur derën me forcë.

Brenda banesës, viktima ka njoftuar Policinë se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje.

Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje për arsye banale, i dyshuari e kishte rrotulluar tavolinën dhe e kishte goditur disa herë me shkelma në këmbë.

Sipas deklarimit të saj, më pas ajo kishte telefonuar babain e saj që të shkonte në banesë, ndërsa i dyshuari dyshohet se i kishte kërcënuar.

Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe i dyshuari dhe dëshmitari.

(Kosova Sot Online)