Abuzimi me barnat narkotike, blihen pa recetë të mjekut

  • 14 August 2015 - 13:59
Abuzimi me barnat narkotike, blihen pa recetë të mjekut

Farmacistët nuk e respektojnë ligjin 

Blerësve nuk u kërkohet as ndonjë dokument identifikimi

Artan Gashi, i cili është i varur nga barnat narkotike, ka thënë se sa herë që ka pasur nevojë për to shumë pak e ka vizituar mjekun përkatës, ngase terapinë e caktuar nga ai ka vazhduar ta marrë pa recetë nëpër farmacitë e vendit

Me barnat narkotike po abu- zohet në mënyra të ndryshme. Madje, ato po tregtohen nëpër farmacitë e vendit edhe pa recetë të mjekut. Qytetarët, të varur nga to, theksojnë se farmacistët nuk u kërkojnë recetë të mjekut, ndërsa me to furnizohen pa problem. Qytetari Artan Gashi ka pohuar se është i varur nga barnat narkotike, e që, sipas tij, lufta ka qenë shkaktar që ai është bërë i varur nga këto lloj barnash. Gashi ka shtuar me tej se kur ka pasur nevojë për to shumë pak e ka vizituar mjekun përkatës, ndërsa ka
shpjeguar se terapinë e caktuar nga ai vazhdon ta marrë pa recetë të mjekut nëpër farmacitë e vendit."Nuk kam problem, furnizohem lehtë edhe pa recetë të mjekut", ka thënë Gashi. Të njëjta fjalë i ka thënë edhe qytetari tjetër, Agim Selmani, i cli ka pohuar se është i njoftuar për kushtet, por pasi nuk ka kontroll dhe ka mundësi ta marrë nëpër barnatore nuk i përfill procedurat. Blerja dhe posedimi i barnave Në anën tjetër, derisa qytetarët pohojnë vetë se nuk e kanë problem të furnizohen me këto barna, në vend e kemi ligjin, i cili e rregullon prodhimin, qarkullimin me shumicë dhe pakicë, importin, eksportin, kalimin transit, transportin, blerjen, furnizimin, shitjen, posedimin, konsumimin, përdorimin dhe propagandimin e bimëve prej të cilave mund të përfitohen narkotikët, barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorët. E, gjithashtu, bazuar në ligj përcaktohen edhe obligimet e autoriteteve kompetente, të cilat kanë lidhshmëri me këto substance, por edhe specifika të tjera. Ndërkohë, me ligj përcaktohen edhe kushtet për blerje, posedim dhe konsumim të barnave narkotike dhe substancave psikotrope, ku doemos kërkohet përshkrimi mjekësor në recetë speciale medicinale në pajtim me Ligjin për Produkte Medicinale dhe Pajisje medicionale... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)