Tentim vrasje në Viti
Një person ka raportuar Policinë e Kosovës se për derisa ishte në veturë, një person ka shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Begucë e Vitisë.
(Kosova Sot)