Grabitja me armë në Vlorë, arrestohen 2 autorë

  • 25 September 2018 - 11:08
Grabitja me armë në Vlorë, arrestohen 2 autorë

Janë vënë në prangat e policisë dy nga tre personat që grabitën furgonin me pasagjerë të sapo mbërritur nga Italia
Grabitja u shënua rreth orës 08:30 minuta në zonën e Skelës në Vlorë.

Furgoni bënte linjën Vlorë- Brindizi-Firence.

Grabitësit e armatosur me kallashnikov kanë ndaluar furgonin dhe kanë nxjerrë pasagjerët jashtë dhe i kanë marrë sendet me vlerë dhe eurot që kishin me vete.

Janë sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov dhe mjeti me të cilin u larguan autorët.

Policia po vijon ndjekjen për arrestimin e autorit të tretë.

(Kosova Sot)