Helmime masive nga uji i ndotur
Numri i njerëzve të helmuar nga uji i ndotur në krahinën e Basrës në Irak, ka arritur në 111,000 persona, njoftojnë mediat vendase duke cituar deklaratat e të dërguarit të OKB’së në vend, Mehdi Tamimi.
Në gusht, mediat raportuan se 17,000 njerëz duhej të hospitalizoheshin, sepse uji i pijshëm i shpërndarë nga rrjeti publik i ujit është i ndotur.
Tamimi i bëri thirrje qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale në Basra të sqarojnë qëndrimin e tyre mbi problemin dhe të ndërmarrin veprime urgjente, sipas transmetuesit Al Sumaria.
Protesta masive shpërthyen në Basra në korrik dhe gjetja e një zgjidhje për krizën e ujit ishte një nga kërkesat e protestuesve, të cilët gjithashtu i bënë thirrje qeverisë që të trajtojë çështjen e papunësisë dhe mungesën e energjisë elektrike.
(Kosova Sot)