Zjarr në një spitalin psikiatrik në Greqi, 3 të vdekur
Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu një spital psikiatrik sot në Athinë. Viktimat mendohet të jenë pacientë, ndërsa autoritetet greke thonë se një person i katërt nuk është gjetur ende.
Flakët përfshinë sot pasdite spitalin në Dafni, në pjesën perëndimore të kryeqytetit grek. Më shumë se 30 zjarrfikës dhe 11 mjete për shuarjen e zjarrit u përfshinë në operacionin e shpëtimit, duke bërë të mundur evakuimin e pacientëve.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.