Bebja që qeshte 17 orë në ditë është e sëmurë

  • 29 November 2018 - 16:09
Bebja që qeshte 17 orë në ditë është e sëmurë

Një bebe - djalë që qeshte pa kontroll, është parë se vuan nga një formë e rrallë e tumorit, e cila edhe e bën atë që të qeshet deri në 17 orë në ditë. Prindërit e djalit Jack Young, Gemma dhe Ed, nga Uinskomb, në veri të Somersetit, mendonin në fillim se djali, thjesht, ishte gazmor. Por, kur të qeshurat e tij u bënë me të vërtetë të tepërta, duke i mbajtur prindërit zgjuar gjatë tërë natës, mjekët zbuluan se të qeshurat e djalit ishin pasojë e një tumori beninj i trurit, që quhet hamartoma hipotalamike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

'Sulm i qeshjes'

Qeshjet e djalit, që janë si pasojë e sëmundjeve, nga mjekët u cilësuan si 'sulme të qeshjes', derisa tumori i tij është i rrallë dhe mendohet të prekë 1 në 200,000 njerëz. Dy vjet pas fillimit të të qeshurave, të cilat në disa raste zgjasnin nga mëngjesi deri në mbrëmje, Jack, i cili tani ka 4 vjet, iu nënshtrua një operacioni prej 10 orësh për ta larguar tumorin, ku më pas të qeshurat u ndalën. E ëma e lehtësuar e Jack-ut, zonja Young, 32 vjeçe, thotë: 'Ai nuk dinte të ndalur, të qeshurat e tij ishin të vazhdueshme dhe, për një kohë të gjatë, nuk e kishim idenë pse ai e bënte një gjë të tillë. Ishim tepër të lumtur kur, pas dy vjetësh, mjekët gjetën shkaktarin e këtij çrregullimi. Por, derisa prindërit i linte pa gjumë,djali vazhdonte të flinte edhe derisa qeshte. 

Vështirë diagnostikohet

Tumori që iu gjet djalit me rezonancë magnetike, është vështirë i diagnostikueshëm dhe shkakton ngërçe, probleme në sjellje, humbje të vetëdijes dhe memories. Menjëherë, të nesërmen pas operacionit, Jack nuk qeshi as edhe një herë, gjë që nënës së tij i dukej e çuditshme. Më pas, pasi që e stimuluan, ata e dëgjuan djalin e tyre për herë të parë duke qeshur 'me arsye'. Tani ai duket sikur çdo fëmijë tjetër normal dhe askush, që nuk e njeh, nuk do të mund të mendonte se ai dikur kishte ndonjë problem shëndetësor. 

(Kosova Sot)