Polici qëllon kolegun dhe veten pas një zënke në aeroport

  • 26 March 2019 - 17:08
Polici qëllon kolegun dhe veten pas një zënke në aeroport

Një polic turk e ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij dhe më vonë veten pas një grindjeje që e kanë pasur në një aeroport të Turqisë.

Mediet turke kanë raportuar se rasti ka ndodhur në Aeroportin e Kayeserit. Një agjenci private ka njoftuar se dy policët janë plagosur në këtë incident dhe ata janë dërguar në spital për t’u trajtuar.

Mediet lokale njoftuan se polici që e ka sulmuar kolegun provoi ta vrasë veten më pas. Policia ka marrë masa shtesë në këtë aeroport.

Një zyrtar policor, i identifikuar si Eyup B. është grindur me kolegun e tij, Ali A. Pas mosmarrëveshjes, ata kanë filluar të përleshen fizikisht, ndërsa njëri nga policët e ka nxjerrë armën zyrtare dhe e ka qëlluar tri herë kolegun e tij.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i emergjencës, kurse policia e ka rrethuar hapësirën ku ndodhi incidenti, shkruan “Daily Mail”

(Kosova Sot)