Nxënësit po pësojnë nga konflikti MASHT- SBASHK-u
Blerim Çoçaj theksoi se Ministria e ka për obligim që të kërkojë kompensimin e orëve, kurse SBASHK-u është mirë të reflektojë për hatër të nxënësve, pavarësisht thirrjes në të drejtën e grevës.
Valbona Musliu thekson se "loja"me nxënësit po vazhdon nga institucionet, të cilat edhe duhet mbrojtur. “Fillimisht greva e tash edhe paqartësiët rreth pushimit pranveror janë bërë brengë për shumicën prej tyre. Mendoj se kjo loje ka sjellë dëme të pa riparueshme në arsim. Shumica prej tyre nuk e dinë nëse do të kenë pushim ose jo, sepse drejtoritë e shkollave e as drejtoritë komunale të arsimit në këtë rastPrizrenit nuk e kanë parë të arsyeshme të dalin në një njoftim zyrtarë dhe t’ua qartësojnë fëmijëve situatën”, është shprehur ajo.
Afrim Tejeci thotë se vendi i MASHT-it është në interes të nxënësëve mbasi duhet orët e humbura të plotësohen dhe plan programi. “SBASHK duhet të punojë sipas programit dhe vendimit të ministrisë”.
(Kosova Sot)