Aksident zinxhiror në Komoran

  • 18 April 2019 - 09:29
Aksident zinxhiror në Komoran

Një aksident zinxhiror ku janë përfshirë disa vetura, ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në Komoran.

Lexues të medias kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ka dëme materiale, ndërkaq ende nuk dihet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes shihet të ketë dalë edhe policia.

Media do t’ju mbajë të informuar lidhur me aksidentin.

(Kosova Sot)